E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, krijohet çmimi "Bekim Fehmiu"


Ministri kosovar i Kulturës, Lutfi Haziri, bëri publik sot krijimin e çmimit "Bekim Fehmiu", për veprën më të mirë kinematografike në Kosovë. Gjithashtu, Haziri deklaroi, se të gjitha aktivitetet artistike gjatë vitit 2010, do t'i dedikohen aktorit të madh, i cili u nda nga jeta javën e kaluar. Ministri i Kulturës njoftoi gjithashtu, se shpejt presidenti Sejdiu, do të dekorojë Bekim Fehmiun me dekoratën më të lartë shtetërore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›