Të vazhdojmë me fitore

Nga Express më 07 janar 2011 në ora 18:41
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola insiston se ekipi i tij duhet të vazhdojë të fitojë rregullisht në La Liga edhe në sezonin pranveror, për ta ruajtur diferencën e pikëve ndaj Real Madrid.
“Në pjesën e parë të sezonit, gjërat shkuan mirë. Por, që të jemi kampionë, ne duhet të grumbullojmë sa më shumë pikë, sepse Real Madrid ka një ekip mjaft të mirë. Do të jetë vetëm meritë e jona që ta kompletojmë sezonin më mirë se ta. Pas tyre janë ekipet tjera si Villarreal, i cili nëse është në ditën më të mirë, bëhet ekip i rrezikshëm. Për këtë, ne e dimë se na nevojiten rezultatet e mira në pranverë”, deklaroi trajneri spanjoll për goal.com.