Vdekja e 5-vjeçarit, 1 mjek dhe 2 infermierë në pranga
Policia ka arrestuar mjekun anestezist Ilir Milo si dhe dy infermierët Julian Mato dhe Olgert Hoxhallari. Ngjarja ndodhi mesditën e së shtunës së shkuar, rreth orës 12.30 minuta në fshatin Laminot, komuna Pirg e rrethit të Korçës. Fëmija së bashku me të vëllanë, gjate kohës që kanë kaluar në një arë të mbjellë me jonxhe, është kafshuar nga një gjarpër.
Për ngjarjen reagoi edhe Ministrja e Shëndetësisë Anila Godo, e cila pat deklaruar se do të zhvilloheshin hetimet për vdekjen e fëmijës 5-vjeçar. Ndërkohë, që prokuroria filloi hetimet për këtë ngjarje, hetime që duket se përfunduan me arrestimin e një mjeku dhe dy infermierëve.