E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gramsh/ Vdesin nga helmimi nënë e bijë

Vdekja e dyfishtë ka tronditur një familje në Gramsh. Nënë e bijë kanë mbetur të vdekura për shkak të helmimit. Nafije Bujku dhe vajza e saj 10-vjeçare ndërruan jetë rreth orës 03:00 të mëngjesit dhe dyshohet se shkak është bërë konsumimi i ushqimit pasi ato janë ndjerë keq pasi kanë darkuar. Nuk dihet ende se çfarë mund të keë konsumuar gruaja 39-vjeçare dhe vajza e saj 10 vjeç me iniciale R.B. Nënë e bijë ndërruan jetë në spitalin e Gramshit. Aktualisht trupat e tyre janë dërguar në morg ku pritet autopsia e të dy trupave për shkaqet përfundimtare të vdekjes.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Kukur të Gramshit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›