H1N1, konfirmohen katër raste të reja në Itali
Romë - Italia konfirmon katër raste të reja me virusin vdekjeprurës të gripit të derrave. Rastet e fundit e çojnë në 54 numrin total të të prekurve nga ky virus në fqinjin tonë perendimor. Lajmi është bërë publik nga vetë Ministria italiane e Punës, Shëndetit dhe Politikave Sociale.
Të prekurit janë një grua 32 vjeçare, një burrë 30 vjeç, një 26 dhe një 44 vjeçar. Të katër personat mësohet se sapo ishin kthyer nga një udhëtim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Të prekurit janë një grua 32 vjeçare, një burrë 30 vjeç, një 26 dhe një 44 vjeçar. Të katër personat mësohet se sapo ishin kthyer nga një udhëtim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.