'Shqiptarët, jo më mjeranë'
Rrëshen- Turi elektoral i kryesocialistit Edi Rama ka vijuar ditën e sotme në qytetin e Rrëshenit, ku janë prezantuar kandidatët për deputetë si dhe programi socialist për qeverisjen e vendit.
Në fjalën e mbajtur para elektoratit Rama i mëshoi sërish misionit të politikës së re dhe u ndal në liberalizimin e vizave në vitin e parë të qeverisjes nëse socialistët fitojnë zgjedhjet.
“Gjëja kryesore që do të bëjme ështe që në 2010 të mos ketë më kufij me Evropën", u shpreh Rama.
Gjithashtu kryeopozitari u ndal në politikat socialiste që sipas tij do të kenë në fokusin e tyre zhvillimin e fshatit dhe nxjerrjen e tij nga mjerimi.