H1N1, shenohet viktima e dhjete
Sonila Isaku
Gripi i derrit ka shenuar viktimen e dhjete ne vendin tone. Nje 55 vjecare nga qyteti i Fierit ka gjetur vdekjen ne daten 3 janar, por rasti i saj eshte bere publik vetem dje, kur kane dale edhe pergjigjet e analizave nga laboratori i Institutit te Shendetit Publik. Sipas te dhenave, 55 vjecarja vuante nga tensioni i larte dhe obeziteti. Prej me shume se nje jave ajo ishte shtruar ne repartin e reanimacionit ne Qendren spitalore te Tiranes. Viktima e fundit e virusit A/H1N1 ishte nje 25-vjecare shtatzene me binjake e cila u nda nga jeta te dielen e fundit te vitit qe lame pas. Dhjetori i kaluar ka shenuar numrin me te madh te viktimave nga gripi pandemik ne vendin tone me nje gjeografi qe shtrihet ne qytetet kryesore.
Situata
Humbja e jetes e 55 vjecares nga Fieri ka bere qe institucionet shendetesore te bejne nje permbledhje te situates gripale ne vendin tone. Sipas tyre, numri i te prekurve te konfirmuar zyrtarisht me kete virus ka arritur ne 418 vete. Pese prej tyre jane ne gjendje te rende shendetesore ne trajtimin intensiv te mjekeve ne sanatoriumin e Tiranes. "Kemi 5 raste te tjera te renda. Ne kryejme analizat vetem tek rastet e renda", shprehet drejtori i Institutit te Shendetit Publik, Alban Ylli. Por ndonese virusi vazhdon te perhapet, si mjeket dhe qytetaret hezitojne te injektojne vaksinen kunder tij. Sipas Alban Yllit, nga 10 mije doza te shperndara vetem nje pjese e vogel e tyre eshte perdorur. Nderkohe per sa i perket, pandemise drejtuesit e Ministrise se Shendetesise pohojne se ajo eshte nga me te lehtat. "Kjo pandemi mund te konsiderohet nga me te lehtat qe kemi kaluar deri me tani. Kjo per shkak te masave te forta qe u moren qe ne fillim, pasi ne te gjithe boten pritej per nje situate me te rende" ka pohuar Ylli.
Keshilla
Pas shtimit te rasteve te vdekjeve por edhe atyre te prekur me gripin e derrave, Ministria e Shendetesise sheh te udhes te jape nje sere keshillash. . "Ne konfirmojme perfshirjen e vendit tone ne listen pozitive te vendeve me vdekje nga A /H1N1, duke sjelle ne vemendjen tuaj dhe te publikut se rrezikshmeria e infeksionit nga virusi i ri pandemik A/H1N1 eshte vecanerisht e larte ne pacientet me semundje kronike te zemres, te mushkerive apo dhe me tumore" thuhet ne keshillat e MSH-se. Keshtu, grupet e popullates te konsideruara si grupe risku nga OBSH, dhe vecanerisht te semuret kronike te tregojne kujdes maksimal. Keta persona duhet e konsultohen dhe te kerkojne ndihmen mjekesore ne familje nga mjeku i familjes apo specialist ne cdo rast qe kane shenjat klinike qofte edhe te nje gripi te zakonshem. Te dhenat tregojne se rastet e infektuara me influence stinore apo me gripin e zakonshem po shtohen me ritme te shpejta cdo dite por edhe te evitojne ne maksimum mjediset e mbi frekuentuara.
Rastet e vdekjeve nga H1N1
I pari qe vdiq ishte nje 53 vjecar nga Durresi qe vuante edhe nga tumori
I dyti qe vdiq ishte nje grua 47 vjecare nga Shkodera, me semundje kronike
I treti qe humbi jeten nga gripi i derrit ishte po nje burre 53 vjec nga Shkodra
I katerti qe vdiq ishte nje i ri 32 vjecar nga Vlora, i cili ishte emigrant ne Itali
I pesti qe humbi jeten nga H1N1 ishte 18 vjecarja shtatzene
I gjashti qe vdiq nga ky virus ishte nje grua 52 vjecare nga Kukesi me tuberkuloz
I shtati rast, nje 25 vjecar paraplegjik nga qyteti i Korces
I teti rast ishte nje 55 vjecare nga Tirana e cila vuante nga semundje kronike
I nenti rast ishte nje grua 25 vjecare shtatzene me dy binjake
I dhjeti rast u shenua dy dite me pare nje 55 vjecare nga Fieri qe vuante nga hipertensioni