E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vaksinimi, vetem ne 5 % te popullsise

Qytetaret dhe mjeket hezitojne te injektojne vaksinen kunder gripit te derrave. sipas drejtorit te Institutit te Shendetit Publik 10 mije doza te shperndara vetem nje pjese e vogel e tyre eshte perdorur, deri ne 5 per qind prej tyre. "Eshte e vertete qe po perdoret pak nga grupet me prioritet. Nuk eshte cudi te marrim nje vendim tjeter. Nese personeli shendetesor nuk do ta perdore, atehere do ta ofrojme per grupet e tjera", shton Ylli. Sipas tij, ne kryeqytet rezulton se vaksina eshte marre nga 10 per qind e popullsise, kurse ne rrethe vetem nga 5 per qind. Sipas mjekeve, ndonese ka nje renie te ritmit te perhapjes, virusi mund te qarkullojne ne vendin tone edhe per 6 jave te tjera. Per sa u perket rasteve te personave te dyshuar me gripin e derrave rezulton se gjysma e atyre qe paraqiten per ekzaminim dalin pozitive me kete virus. Por, drejtuesit e shendetesise shprehen se H1N1 tashme nuk eshte teper i rrezikshem. Duke u bazuar ne situaten aktuale specialistet dalin ne konkluzionin se pandemia eshte me e lehta qe po kalojme dhe sqarojne se qarkullimit te virusit i kane mbetur edhe me pak se dy muaj. "Fika nga gripi i ri qe po qarkullon beri qe ashtu si ne te gjitha vendet e botes edhe Shqiperia te porosise disa doza vaksine per grupet e riskut. Por pas nje muaji qe vaksina gjendet ne poliklinika, bilancet tregojne se ajo eshte refuzuar nga qytetaret." ka pohuar Ylli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›