Investimet e huaja, 565 milione euro per 9-mujorin e 2009
Investimet e huaja direkte arriten ne fund te 9- mujorit te vitit 2009 rreth 565 milione euro nga 351 milione euro qe ishin nje vit me pare. Zeri i investimeve te huaja direkte ka ardhur me nje rritje kati ne dyfishim krahasuar me nje vit me pare ne nje kohe qe zerat e tjera te llogarise koherente kane shfaqur problematika per shkak te efekteve te krizes ekonomike globale. Vetem per tremujorin e trete te vitit fluksi i investimeve te huaja direkte ne ekonomine shqiptare vleresohet ne rreth 143 milione euro. Krahasuar me ekonomite ne tranzicion ne mbare boten, Shqiperia mban rekord, pas Armenise, ne rritjen e IHD-se ne vitin 2008, duke shenuar 45% rritje ne investimet e huaja direkte. E njejta situate pozitive vijoi edhe gjate vitit 2009. Keshtu ka cilesuar raporti Boteror te investimeve per vitin 2009 nga Kombet e Bashkuara. Ne Evropen Juglindore, Shqiperia dhe Mali i Zi kane pasur nje zhvillim pozitiv sa i perket investimeve te huaja direkte. Rritja domethenese e investimeve te huaja direkte ne Shqiperi, sikurse ne vendet e tjera ne rajon, bazohet kryesisht ne "privatizimin e kompanive te medha qe me pare ishin ne pronesi te shtetit dhe permiresimin e mjedisit te biznesit" thote raporti, ne kapitullin e tij qe fokusohet ne rajonin e Evropes Juglindore. Sfida me e rendesishme per Shqiperine dhe vendet e rajonit eshte e ardhmja e ketyre privatizimeve ne rritjen e vendeve te punes dhe performances se vendit. Reformat e fundit te qeverise si privatizimi i ndermarrjeve shteterore, synuan terheqjen e investimeve te huaja dhe kane ndihmuar Shqiperine te arrije nje nivel te larte te shifrave te IHD-se ne dy vitet e fundit.
Rritja
Zeri i investimeve te huaja direkte ka ardhur me nje rritje kati ne dyfishim krahasuar me nje vit me pare ne nje kohe qe zerat e tjera te llogarise koherente kane shfaqur problematika per shkak te efekteve te krizes ekonomike globale.