Rritja e eksportit te energjise, permireson tregtine me jashte
Eksporti i energjise elektrike do te ndikoje pozitivisht jo vetem ne pozicionin financiar te KESH, por edhe ne tregun e kembimeve valutore dhe ekonomine ne teresi. Hyrja e nje sasie te konsiderueshme valute nga shitja e energjise do te ndikoje pozitivisht ne forcimin e vleres se lekut dhe ne permiresimin e tregtise se mallrave. Pasi eksporti i energjise ndikon ne menyre te drejtperdrejte ne rritjen e eksportit te mullareve dhe per rrjedhoje edhe ne ngushtimin e deficitit tregtar. Reshjet e shumta te diteve te fundit kane vene ne pune me kapacitet te plote te gjitha hidrocentralet e vendit. Burimet ne KESH kane pohuar se, po plotesohen nevojat e brendshme te konsumit dhe pjesa tjeter po eksportohet jashte vendit. Mirepo sistemi i transmetimit te energjise ne gjendjen aktuale nuk mund te percoje me shume se 11-12 milione kilovatore gjate 24 oreve. Eksporti ne keto nivele i sjell KESH nje fitim ditor te konsiderueshem. Ndersa ne fund te nentemujorit 2008 fitimi i KESH arriti ne 16 milione euro. Drejtori i ri i KESH, Muharrem Stojku pak kohe me pare ka pohuar per mediat se, fitimet nga eksporti i energjise do te perdoret per shlyer disa detyrime qe KESH ka me bankat tregtare dhe Ministrine e Financave. Sipas tij, ruajtja e ofertes per energji ne nivelet e kerkeses do te garantoje nje furnizim me energji per 24 ore per te gjithe konsumatoret ashtu sic eshte vepruar deri me tani gjate gjithe kesaj kohe. KESH ka rritur nivelin e shkarkimeve te ujit ne kaskaden e lumit Drin. Drejtuesit e KESH thone se eksporti do te vazhdoje ne keto nivele deri ne fund te muajit.