E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gazsjellësi i Nabukos, pranë përfundimit

Ndërtimi i gazsjellësit të Nabukos po shkon drejt finalizimit. Turqia dhe katër vende europiane, Bullgaria, Rumania, Hungaria dhe Austria nënshkruan marrëveshjen për gazsjellësin e gjatë 3 mijë e 300 kilometra. Ky objekt do të dërgojë 31 miliardë metra kub gaz në vit nga Azerbajxhani drejt vendeve të Europës. Një e katërta e gazit natyror, i cili përdoret aktualisht në Evropë, vjen nga Rusia, dhe disa shtete të Evropës jugore bazohen ekskluzivisht në furnizimet nga Rusia.
Projekti i Nabukos ka për qëllim të mënjanojë përsëritjen e reduktimeve që kishin ndalur furnizimin për Evropën gjatë dimrit, gjë që kishte nxitur akuza ndaj Rusisë për përdorimin e gazit si armë politike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›