E Diel, 1 Nëntor 2026

Vjen në kinematografinë shqiptare një film i animuar

Për herë të parë vjen për kinematografinë shqiptare një film tredimensional i animuar. Si autor i saj është një shqiptar, me banim në Greqi. Joni Zhongo sjell një risi për fimin shqiptar, me filmin "Esenca e jetës". Sipas Drejtorit të Qëndrës Kombëtare të Kinematografisë, Xhevdet Ferri, ky film do të jetë një sukses nëpër festivalet e filmit europian. E ndërsa më tej shpjegon për 3 filmat e ri shqiptar dhe për mundësitë që kanë kineastët. Artan Minarolli Drejtor i Arkivës së Filmit, njëkohësisht edhe një prej tre regjizorëve të filmave të rinj shqiptar, flet për mundësitë dhe finacimet që jep Qëndra Kombëtëre Kinematografike.
Pjesmarrja e Shqipërisë në Euroimazh, është një lajm tjetër i mirë për kineastët shqiptar që duan të afirmohen, pasi Shqipëria ka të deleguarin e saj në organin e vendimmarrjes së Euroimazhit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›