E Shtunë, 31 Tetor 2026

HEC "Langarica 3", ndertim me koncesion

Hidrocentrali "Langarica 3" do te ndertohet me koncesion. Burime nga Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes (METE), bejne te ditur se ne baze te VKM "Per percaktimin e autoritetit kontraktues per dhenien me koncesion te hidrocentralit "Langarica 3", si dhe te VKM "Per miratimin e rregullave te vleresimit dhe te dhenies se koncesioneve", i ndryshuar, METE ka shpallur proceduren konkurruese per ndertimin e ketij hidrocentrali. Sipas METE, hidrocentrali do te ndertohet mbi lumin e Gostivishtit ne rrethin e Permetit dhe ofertuesit duhet te paraqesin vetem nje oferte, ku te angazhohen se pranojne kushtet e percaktuara per proceduren konkurruese. Afati i fundit per dorezimin e ofertave eshte data 27 maj 2009, nderkohe qe ofertat do te hapen ne te njejten dite, bejne te ditur burimet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›