"Bashkite te bejne buxhete 3 vjecare"
Blerina Hoxha
Bashkite dhe komunat duhet te hartojne buxhete afatmesme qe te shtrihen se paku ne harkun e tre viteve. Kerkesen e ka bere ministri i Financave Ridvan Bode, sipas te cilit pushteti vendor duhet te jete ne koherence me pushtetin qendror, i cili prej disa vitesh zbaton praktiken e hartimit te buxheteve afatmesme. Sipas Ministrise se Financave, percaktimi i prioriteteve sidomos ne shpenzime per periudha me shume se nje vit, do te ndihmoje pushtetin lokal te shpenzoje me sa me shume eficense te ardhurat. Programet trevjecare te buxhetimit, parashikojne ecurine e te ardhurave politikat fiskale dhe ato te shpenzimeve. Ne kete menyre evidentohet se sa mund te rriten te ardhurat ne perspektive dhe azhurnohen shpenzimet prioritare. Duke vleresuar rendesine e pergatitjes se programit buxhetor afatmesem, si dhe veshtiresite qe mund te ndeshen nga ekspertet e financave dhe punonjes te tjere te administrates vendore, te cilet do te merren direkt me pergatitjen e ketij programi, ekspertet e Ministrise se Financave dhe te projektit USAID-it do te shpjegojne ne detaje zbatimin e udhezimit dhe perdorimin sa me te lehte dhe te sakte te tij. Aktualisht bashkite dhe komunat, kane operuar me planifikimin e buxheteve vjetore. Nderkohe qe edhe menyra e hartimit te tyre ende nuk behet ne bazen e projekteve te vecanta, por parashikon shpenzime sipas sektoreve. Kjo menyre e formulimit te buxhetit ka cuar ne nje debat te ashper kete vit, Keshillin Bashkiak te Tiranes, i cili rrezoi dy here rresht buxhetin e hartuar nga bashkia. Argumenti qe dhane anetaret e Keshillit Bashkiak kishin te benin me faktin se, shpenzimet nuk parashikonin projekte te vecanta dhe prioritare per kryeqytetin. Buxhetimi i fondeve publike ka ardhur ne permiresim mbas viteve 2000, kur institucionet financiare nderkombetare i kerkuan qeverive shqiptare qe te operonin me programe zhvillimi afatmesme, duke iu pergjigjur keshtu zhvillimeve ekonomike ne vend. Ne kete kuader u hartua Strategjia Kombetare per Zhvillim Social dhe Ekonomik dhe nga ana tjeter, Ministria e Financave nisi te aplikonte hartimin e projektbuxheteve trevjecare.