E Diel, 1 Nëntor 2026

Leku, humb terrenin e fituar me dollarin amerikan

Leku dobesohet serish ndaj dollarit. Pas nje rimekembje te lehte te monedhes vendase, ne kursin e kembimit me valuten amerikane, serish dite jo te mira. Dollari pergjate kesaj jave eshte kuotuar me 99 leke nga 97 leke qe ishte qe nga fillimi muajit. Ndersa euro, ne kembim me monedhen vendase vijon te jete ne kuoten e 130 lekeve, nivel stabel ky prej me shume se dy muajsh. Monedha vendase eshte nencmuar rreth 6 per qind ne tregun e kembimit valutor, te pakten kete vit, kjo per shkak te zhvillimeve jo te favorshme ne tregun nderkombetar, nga i cili ka hyre me pak valute ne vendin tone. Mirepo qendrimi ne keto kuota i lekut ne tregun valutor, eshte ndihmuar edhe nga Banka e Shqiperise e cila ka marre disa masa indirekte qe kane parandaluar zhvleresimin e metejshem te lekut ne treg. Banka Qendrore, ka marre nje sere masash ndaj bankave te nivelit te dyte, per te nxitur prej tyre perdorimin e lekut. Perdorimi i monedhes vendase nga operatoret e medhenj te tregut, sigurisht qe do te ndikoje ne rritjen e vleres se saj. Vendi yne ka nje ekonomi te vogel e te hapur, ndaj dhe kursi i kembimit te lekut, luan nje rol te rendesishem ne ndikimin e nivelit te cmimeve ne Shqiperi dhe ne bilancin e pagesave ne vend. Gjithashtu, hapja e ekonomise shqiptare gjithnje e me shume ndaj tregjeve te huaja, perben nje interes te vecante lidhur me poziten konkurruese te bizneseve shqiptare, ne tregtine ne vend dhe jashte tij. Me se shumti kembimi i lekut behet me euron, dollarin dhe paundin britanik, per shkak te prurjeve ne tregun vendas te ketyre valutave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›