Imune ndaj virusit
Nga Ilir Mirena
Zakonisht, paniku shperndahet me shpejt sesa epidemite. Mund te jete qe keshtu eshte duke ndodhur edhe me shqetesimin qe ka ngjallur ne mbare boten shfaqja e nje virusi te ri te gripit te derrave.
Sido qe te jete, rrezik i vertete, apo vetem panik, te gjithe vendet e botes jane duke e trajtuar shume seriozisht perhapjen e gripit te derrave qe startoi nga Meksika. Pajtohen te gjithe se situata detyron qe ky grip te percillet me kujdes dhe te pergatitemi per me te keqen. Skenaret me apokaliptike te mundshem flasin per deri ne dy milione te vdekur, spitale te mbipopulluara, shkolla te mbyllura, ndersa ringjallja nga kriza globale duhet te harrohet per disa vite.
Per kete, ekspertet mjekesore te secilit vend vec e vec jane duke bere pergatitjet per shperndarjen e ilaceve anti-grip, ndersa jane duke punuar intensivisht qe te prodhojne llojin e ri te vaksines qe do te ishte efikase kunder virusit te ri te gripit te derrave. Ndersa, Organizata Boterore e Shendetesise terhoqi verejtjen se gripi tashme nuk mund te frenohet dhe duhet pritur disa muaj derisa ne treg te jete vaksina efikase.
Ne Kosove, perhapja e gripit po vrojtohet. Me shume si lajm nga bota, sesa si dicka qe neser mund te preke trupat tane.
Megjithese rastet e para jane evidentuar edhe ne Evrope, te marten zyrtare te Institutit Kombetar te Shendetesise Publike na e hoqen dertin dhe thane se situata epidemiologjike ne vendin tone eshte e sigurt!
Nder masat e vetme qe moren - jane ndalimi i importimit te mishit te derrit dhe derrave te gjalle nga Meksika. Kete e ka bere Agjencia e Veterines dhe Ushqimit te Kosoves. Pra, harrojeni, s'ka me derra nga Meksika. Edhe derrat prej atje le te harrojne se thundra e tyre do te shkele ne Kosove. Per pasoje, tregu i mishit te derrit dhe derrave te gjalle ne Kosove do te vuajne pasojat. Goja do te na thahet per pak mish derri nga Meksika. Nuk mund te imagjinoj frigoriferin tim pa mish derri nga Meksika.
Sa per te na ngushelluar se edhe ne po bejme dicka. Hap shume qesharak, kur e dime se sa eshte prezenca e produkteve meksikane ne tregun tone. Tequilla e famshme, birrat Corona, dy-tri restorante qe sherbejne ushqim meksikan, ndonje saksi me kaktuse neper dritaret e shtepive tona. Kaq jane lidhjet tona materiale me Meksiken. Ata qe ua ndaluan hyrjen ne Kosove derrave dhe produkteve prej tyre nga Meksika, harrojne se virusi nuk perhapet permes ushqimit. As nga mishi i derrit. Nuk ka asnje te dhene se ai mund te perhapet nga ngrenia e mishit. Nese e ziejme apo pjekim kete lloj mishi mbi 70 grade, virusi nuk mbijeton. Pra, perpos nese e hame nje derr te gjalle dhe te infektuar deri ne bisht.
Ne anen tjeter, pasi kane siguruar vendin se gripi i derrave s'ka shanse te kaloje kufijte me te mbrojtur te Evropes, nga Ministria e Shendetesise, nuk degjohet ndonje rekomandim. I vetmi institucion i angazhuar ne kete ceshtje mbetet Instituti i Shendetit Publik. Nje institut sa per te rekomanduar. Asgje me shume.
Ne gjithe Qeverite e vendeve te prekura dhe ato qe pritet se do te rrezikohen, departamentet e tyre shendetesore jane ne gjendje gatishmerie.
Shume lidere boterore flasin me shqetesim per perhapjen e shpejt te virusit, dhe nevojen e masave te shpejta dhe efikase. Ne Prishtine, askush nuk eshte mbledhur per te folur per kete pune. Nuk eshte formuar nje grup ekspertesh mjekesore, nje dicka ne kajde te nje shtabi emergjence, prej te cilit do te duhej te dilte nje plan veprimi.
As nuk dihet sa eshte mundesia e pranimit e te infektuarve neper spitale tona, as sa eshte sasia ne dispozicion e vaksinave kunder gripit, (njoftohet se Tamiflu dhe Relenza jane dy medikamente qe jane treguar efektive kunder gripit te derrave), e as qe eshte bere fare informimi i qytetareve per masat mbrojtese qe ata personalisht mund te ndermarrin.
Eshte gjynah te presesh angazhime te tilla nga nje Ministri e Shendetesise aq e paperdorshme si kjo e jona. Prej janarit te ketij viti, ata nuk jane ne gjendje te furnizojne me barna Qendren Klinike kryesore te Kosoves ne Prishtine, ndersa eshte iluzore te presesh prej tyre se do te levizin per nje grip qe ka shperthyer ne Meksike.
Edhe pse eshte e lehte dhe nuk kerkohet te zbulohet dicka vecan botes ne kete drejtim. Krejt cka mund te behet eshte te percillen udhezimet e Organizates Boterore te Shendetesise, si dhe te kopjohen masat qe ndermarrin disa nga vendet e prekura nga gripi, dhe ato qe po pergatisin preventivat. Nuk ma merr mendja se dikush ne Kosove pret qe shkencetaret tane te mjekesise te shpikin fare ilaci kunder gripit. Maksimumi qe mund te bejne - eshte ta shesin e blejne nje ilac sa me mire.
Keshtu, ndoshta pak me tepri, bota mbetet e alarmuar, por jo edhe Kosova.
Njehere, duke hyre ne Kosove ne Hanin e Elezit, kufitaret me paten kthyer. Me kerrin tim nuk kisha kaluar permes nje puqille uji te ndotur para se t'i afrohesha pikes sone doganore. Mora vesh se ajo puqille po sherbejka per te dezinfektuar rrotat e kerreve qe hyjne ne vendin tone.
Meqe jemi ne prag te nje pandemie nga gripi i derrave, me siguri qe doganieret do te kene rifreskuar me uje te paster puqillen antivirale. Do t'i kene shtuar edhe ato ekstraktet qe s'u lene vend viruseve.
Ne mbrojtje te pastertise se vendit dhe shendetit tone, tash per tash, ky mbetet fortifikimi me efikas qe kemi nga importi i semundjeve. Por, edhe me qesharak. Puqillat dezinfektuese, ne kete rast, nuk kryejne pune. Virusi i gripit te derrave perhapet njesoj si nje flame. Ai shperndahet me ajer.