E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekte qeveritare, Hungaria ndihmon Shqiperine

Qeveria hungareze do te mbeshtese me kredi, realizimin e disa projekteve ne vendin tone. Sipas marreveshjes se nenshkruar me Ministrine e Financave, perfitues te ketyre financimeve do te jene ministrite dhe pushteti vendor. Z/ministri i Financave, Sherefedin Shehu ka theksuar se gjithcka do te kaloje ne nje proces konkurrimi, nga i cili do te perfitojne ato institucione qe do te pergatisin me shpejt, projektet me te mira. Nderkohe ambasadori hungarez ne Tirane, Sandor Molnari theksoi se, marreveshja eshte nje pike kthese ne marredheniet ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve dhe synon rritjen e prezences se biznesit hungarez ne Shqiperi. Projektet te cilat do jene objekt i zbatimit te kesaj marreveshje, do te perzgjidhen nga qeveria e Republikes se Shqiperise dhe do te realizohen nga eksportues hungareze. Delegacioni hungarez perbehej nga perfaqesues te Bankes Hungareze Eksport-Import (Eximbank) dhe te shtate kompanive hungareze me te suksesshme qe operojne ne rajon


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›