HEC-et ne rrezik, hapen portat

Reshjet e dendura te diteve te fundit qe po vijojne me intensitet te madh, kane bere qe niveli i ujit ne kaskadat e hidrocentraleve ne lumin Drin te arrijne kulmin, duke e bere te detyrueshme hapjen e portave. Ministri i Energjetikes, Dritan Prifti njoftoi dje se per shkak te rritjes se nivelit te ujit prane kufijve te lejuar si dhe shmangien e katastrofave, ne perputhje me rregulloren mbi shkarkimit, jane hapur portat e shkarkimit te ujit ne tre hidrocentralet e kaskades se Drinit, Fierze, Koman dhe Vau i Dejes. Sipas te dhenave te Ministrise se Energjetikes, prurjet e ujerave ne kaskaden e Drinit kane pesuar rritje te jashtezakonshme gjate gjithe nates se dates 26 dhjetor, duke vazhduar edhe gjate dites se dates 27, per shkak te shirave te vazhdueshem dhe shkrirjes se debores ne zonat malore. Te dhenat e fundit tregojne se niveli ne HEC Koman ka arritur ne 174.50 m (niveli maksimal 175m), nderkohe qe prurjet ne liqen jane 1.220m3/s. Ne hidrocentralin e Vaut te Dejes niveli ka arritur ne 75.40 m (niveli maksimal 76m) dhe prurjet anesore 150 m3/s. Te dy hidrocentralet punojne ne kapacitet te plote, Komani me 4 agregate dhe Vau i Dejes me 5 agregate. Situata eshte veshtiresuar edhe ne HEC Fierze, ne te cilin niveli ka arritur ne 289.34 m (niveli i lejuar 290m per kete muaj) dhe nga ana tjeter prurjet 1.350 m3/s, nderkohe qe HEC Fierze eshte ne gatishmeri te plote per prodhim. Per shkak te rritjes se nivelit prane kufijve te lejuar dhe shmangien e katastrofave, ne perputhje me rregulloren mbi shkarkimin e plotave, ne mengjesin e dates se djeshme ne oren 9:10, jane hapur portat e shkarkimit ne HEC Koman dhe me pas ne oren 11:20 jane hapur dhe portat e shkarkimit ne HEC Vau i Dejes, prej te cilave po shkarkohen rreth 400m3/s. "Per shkak te rritjes se nivelit ne HEC Fierze, gjate oreve te ardhshme do te duhet te vihen ne funksionim agregatet e tjere ne kete hidrocentral duke marre kapacitetin e plote prej tij", njoftoi ministri. Nje situate e ngjashme eshte krijuar dhe ne kaskaden e Matit, e cila po prodhon me kapacitet te plote dhe njekohesisht po shkarkohen rreth 250m3/s per te ruajtur nivelet e liqeneve brenda kufijve te lejuar te sigurise. "Ne keto kushte, megjithese shkarkimi i ujerave te tepert eshte duke u kryer ne menyren me graduale te mundshme duke perdorur ne maksimum prodhimin vendas, ngritja e temperaturave, reshjet e shumta ne rajon, parashikimi per vazhdim te tyre ne ditet e ardhshme, dhe futja ne pune e HEC Fierze, mund te sjellin rritje te konsiderueshme te derdhjeve ne pjesen fundore te kaskades se Drinit", njoftoi ministri Prifti. Ai tha se Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, se bashku me te gjitha institucionet e varesise, KESH e OST jane duke ndjekur ne vazhdimesi 24 oreshe dhe menaxhuar situaten nepermjet grupeve te punes te ngritura per kete qellim me urdher te posacem, ne bashkepunim me institucionet e tjera shteterore dhe organet e pushtetit vendor. Gjithashtu, jane marre masa per koordinimin me OSSH per uljen e importit te energjise, e cila do te kompensohet nga prodhimi vendas. Prifti theksoi se per perballimin e situates jane njoftuar Kabineti i Kryeministrit, Ministria e Brendshme, Ministria Transportit dhe Telekomunikacioneve, Ministria e Bujqesise, organet e pushtetit vendor, per marrjen e masave nese situata do te sjelle fryrje te metejshme te lumit Drin, gje qe mund te sjelle edhe dalje te Drinit nga shtrati.
Qeveria
"Kryeministri ndjek nga afer situaten"
Reshjet e medha te diteve te fundit kane sjelle rritje shume te madhe dhe te shpejte te nivelit te ujit ne digat e kaskades se Drinit, por edhe te Matit. Gjate dites se djeshme prurjet me kaskaden e Drinit kane shkuar ne rreth 4 mije meter kub ne sekonde si dhe Vau i Dejes dhe Komani drejt niveleve maksimale. Kjo situate ka imponuar shkarkimin nga tunelet e sigurise ne Koman, Vaun e Dejes, por edhe ne Ulze, me qellim parandalimin e permbytjeve te zonave te banuara apo siperfaqeve te tokes. "Kryeministri Sali Berisha, po ndjek vazhdimisht situaten, si me ministrite e linjes, ashtu edhe me autoritetet vendore. Deri tani nuk ka permbytje. Kryeministri ka urdheruar ministrin e Brendshem qe te dergoje drejt zonave te rrezikuara emergjencen civile, si dhe ministrin e Mbrojtjes per dergimin ne keto zona te reparteve te Xhenios", njoftoi dje kryeministria. Gjithashtu eshte kerkuar hartimi i evakuimit te banoreve ne rast nevoje, kurse situata eshte nen vezhgim te panderprere dhe ne kontroll te plote.
Prurjet ne HEC-e, situata ne shifra
HEC i Komanit
Niveli ka arritur ne 174.50 m
Niveli maksimal eshte 175m
Prurjet jane 1220m3/s;
Punohet ne kater agregate
HEC i Vaut te Dejes
Niveli ka arritur ne 75.40 m
niveli maksimal eshte 76m
Prurjet 150 m3/s.
Punohet me 5 agregate
HEC i Fierzes
Niveli ka arritur ne 289.34 m
Niveli i lejuar 290m
Prurjet 1350 m3/s
Prodhimi me kapacitet te plote