Topalli: Pa viza, brenda 6 muajve
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, garantoi dje e pranishme ne dreken festive te komuniteteve fetare ne vend, se vizat do te liberalizohen vitin e ardhshem. E ftuar ne dreken festive te te gjitha komuniteteve fetare ne vendin tone, Topalli tha se viti qe vjen do te shenoje nje ngjarje tjeter te madhe, do te jete viti i levizjes se lire. "Ne shqiptaret kemi vlera te jashtezakonshme, qe mund t'i percjellim tek te tjeret. Kjo bashkejetese, ky bashkepunim, ky mirekuptim qe ekziston midis nesh, eshte modeli qe ne mund te percjellim pertej kufijve, ne vendet qe jane me te zhvilluara si edhe ne vendet me nje tradite me te zhvilluar demokratike. Kjo eshte vlera e vertete e nje kombi dhe ne jemi jashtezakonisht krenare",-tha Topalli. Sipas saj, viti qe vjen do te shenoje nje ngjarje tjeter te madhe, do te jete viti i levizjes se lire dhe nuk ka gje me te rendesishme per kete komb, i cili nder shekuj ka qene i izoluar. Ne takimin e djeshem, qe percolli mesazhet e harmonise mes komuniteteve fetare, moren pjese kreu i komunitetit mysliman, Haxhi Selim Muca, kreu i Kishes Katolike imzot Rrok Mirdita, perfaqesuesi i Kishes Ortodokse, Andon Merdani, kreu i Kryegjyshates Bektashiane, Dede Reshat Bardhi si dhe perfaqesues te trupit diplomatik, u permend nga Topalli si nje sukses i kesaj qeverie edhe miratimi i ligjit per financimin e komuniteteve fetare. "Ky ishte nje vit i mbare per te gjithe shqiptaret. Ishte nje periudhe ne te cilen Shqiperia mbylli nje kapitull shume shekullor te pasigurise dhe hyri ne periudhen e sigurise. Vit qe une e konsideroj nje nga vitet qe, per nga ngjarjet qe pati, do te hyje ne historine e proceseve integruese te kombit tone. Por ishte dhe nje vit qe ne raport me komunitetet fetare ka shenuar nje progres te jashtezakonshem", theksoi kryetarja e Kuvendit. Sipas saj, ne kete vit shteti nenshkroi marreveshje me te gjitha komunitetit fetare dhe pas konsultimeve dhe marrjes parasysh te cdo sugjerimi te secilit prej komuniteteve qeverisja demokratike miratoi ligjin per financimin e komuniteteve fetare, ligj i cili nuk ka ekzistuar me pare. "Ishte nje premtim i bere dhe nje fjale e mbajtur, i kthyer ne realitet ne kete vit qe po mbyllim", u shpreh Topalli. Ajo shtoi se bashkejetesa fetare ne vend, eshte mencuri, urtesi por edhe vizion per te ardhmen e vendit dhe kombit. Duke falenderuar gjithe kreret e komuniteteve fetare per punen, misionin dhe perkushtimin e tyre, ajo iu uroi atyre shendet, mbaresi e lumturi ne jete.