"Taivani" perballe "Dajtit" dhe ai perballe Kines
Sipas perfaqesuesve te qeverise aktuale, nje nga rastet e shumta te korrupsionit me fondet dhe trojet publike, per te cilat akuzohet kryetari i Bashkise Tirane, eshte edhe ai i shitjes se 1310 m2 truall publik subjektit privat "Taivan shpk", me cmimin 97 euro per m2. Kjo prone ndodhet ne zonen kadastrale nr. 8380, me numer pasurie 7/189 te qytetit te Tiranes, ose e thene me ndryshe, ne pjesen perendimore te "Parkut Rinia" ne kryeqytet, jo me shume se 50 m larg bulevardit "Deshmoret e Kombit", balle per balle me hotel "Dajtin". Pershkrimi i hollesishem i vendndodhjes se kesaj prone eshte mjaft i rendesishem per te kuptuar mekanizimin e korrupsionin, qe ka ndodhur ne kete rast, duke shitur me 97 euro per m2 nje prone e cila ne kushtet e tregut te lire kushton mbi 1500 euro per m2. Per me teper, kjo nuk eshte nje e dhene teorike, por nje shifer faktike. Me kete cmim, pra me 1500 euro per m2 eshte shitur trualli tek hotel "Dajti". Nga ana tjeter, ne te dy rastet shitesi eshte i njejte: -Bashkia e Tiranes, me kryetar Edvin Ramen. Po keshtu e njejte, per te dy rastet, eshte edhe periudha e kryerjes se veprimeve te shitjes, pas vitit 2004. Konkretisht, ne rastin e truallit tek "Parku Rinia" eshte publikuar edhe kontrata e shitjes me nr.1319 rep dhe nr.74 kol, date 10/03/2005, qe Bashkia Tirane ka lidhur tek noter Boris M. Skendi me subjektin privat "Taivan sh.p.k", per kalimin ne pronesi te siperfaqes se tokes prej 1310 m2, e cila sherben si siperfaqe funksionale e objektit te ndertuar. Sipas pales denoncuese, po te kemi parasysh cmimin prej 1500 euro per m2 me te cilin eshte shitur trualli tek hotel "Dajti", shitja e truallit tek "Parku Rinia" me 97 euro per m2 u ka shkaktuar qytetareve shqiptare nje dem prej 2,6 milione euro. Gjithashtu pervec cmimit qesharak te shitjes, nje shkelje tjeter e ligjit ka te beje me faktin e mosrespektimit te statusit shteteror te kesaj prone, gje qe do te thote se ajo nuk mund te shitej nga bashkia. Ne keto kushte qeveria "Berisha" vendosi qe te kaloje nen administrimin e Ministrise se Puneve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit kete siperfaqe toke, duke i bere njekohesisht apel Keshillit Bashkiak te Tiranes, qe te rimblidhet per te anuluar vendimin e paligjshem lidhur me kete ceshtje, te marre para 4-5 vitesh.
Perballe shifrash dhe faktesh te tilla askush nuk e ka te veshtire te konstatoje korrupsionin qe ka rrjedhur, ne kete rast, nga moszbatimi i ligjeve dhe rregullave te ndryshme ne drejtimin e Bashkise Tirane. Pervec te tjerash kjo afere ka ndodhur ne kushtet e nepotizmit qe ka karakterizuar here pas here kryebashkiakun Rama ne ushtrimin e funksioneve te tij kushtetuese per te favorizuar ne menyre te paligjshme miqte dhe shoket e vet. Nderkohe pala e akuzuar dhe perkrahesit e saj mediatike, ndonese nuk kontestojne asnje prej shifrave dhe fakteve te servirura, lidhur me cmimin qesharak te shitjes se 1310 m2 truall tek "Taivani" apo proceduren e ndjekur per kete qellim, perpiqen ta paraqesin Ramen nga i akuzuar si akuzues, duke shkruar kujtime politike dhe jo duke bere argumentime ligjoro-ekonomike. Madje ata e pershkruajne Ramen si nje "Ali Babe" te kohes sone, qe lufton si nje hero i vertete popullor me "40 hajdute" per te miren e qytetareve. "I vetmi qe e kundershtoi kete cmim ne Keshillin Bashkiak ishte Rama", thone e shkruajne ata, nderkohe qe kryetari i Bashkise Tirane s'kishte pse te luante teater, perderisa ishte autori i sjelljes se propozimit ne kete forum te pushtetit lokal te kryeqytetit. Nese ai do te ishte kaq i vertete dhe i sinqerte sa c'e paraqesin mbrojtesit e tij me te fundit, nuk kishte pse Keshillit Bashkiak t'i servirej nje projekt i tille per shitjen e 1310 m2 truall tek "Parku Rinia" me 97 euro per m2, nderkohe qe ne kete periudhe me nje cmim te tille nuk shitej toka as ne Peze, te cilen Edvin Rama e ka shnderruar prej kaq vitesh ne nje vendlindje te dyte. Kjo lloj mbrojtjeje eshte po kaq absurde sa dhe tentativa per te perbaltur ne kete histori te qarte korrupsioni te kreut te Bashkise Tirane edhe individe te tjere, qe institucionalisht nuk kane asnje lidhje me nje vendimmarrje te tille, qofshin keta te gjalle apo te vdekur, sic eshte rasti i perfoljes se te ndjerit Gramoz Pashko. Perpiqen te japin "argumente", se pronari i "Taivanit", vertete e ka blere truallin, per te cilin behet fjale, me cmim te ulet, por ai "...ka investuar per te sistemuar me fondet e veta te gjithe "Parkun Rinia" dhe rikonstruksionin e trotuarit apo te rruges publike perballe kompleksit, duke perballuar nje kosto prej mbi nje milione USD". Tentojne te behen bindes, here duke rrefyer si "deshmitare" dhe here si veprimtare, por qe ne cdo rast rezultojne vec sharlatane te papare. Sulmojne e pergojojne kedo qe denoncon kete afere te ndryre korruptive, duke trilluar muhabete kafenesh, per te terhequr vemendjen nga kryeautori i kesaj shkelje te rende ligjore, qe nuk duhet te vonoje te ndeshkohet nga organet e drejtesise, sic ndodh sot kudo ne bote. Dhe c'eshte me e keqja, sikunder eshte bere disa here publike, nje pjelle e tille e korrupsionit, me kalimin e kohes, ka filluar te shumefishohet me pasardhes te ngjashem, duke krijuar keshtu jo me nje individ por nje familje te tere aferash te ndryshme korruptive, deri dhe tek pastrues parash.
Ne keto kushte, te pretendosh se je nje luftetar i vendosur i korrupsionit, duke mbrojtur te korruptuarit, do te thote te spekulosh rende me statusin e njeriut publik dhe t'i dredhosh te vertetes per interesa personale. Nuk mund te behesh zedhenes dhe mbrojtes i interesave publike, duke reaguar pa te drejte ndaj atyre qe tregohen parimor e te vendosur per te luftuar korrupsionin. Njekohesisht nuk mund te pretendosh per zgjidhje te medha, duke u marre me meskinitete. Nga ana tjeter e padrejte dhe e poshter eshte tendenca per t'i bere te gjithe "bashkevuajtes dhe bashkefajtor" te korrupsionit te shfrenuar qe eshte identifikuar kohet e fundit ne ushtrimin e pushtetit nga kreu i Bashkise Tirane, Edvin Rama. Te korruptuarit e kesaj kategoria nuk mund te justifikohen, por duhet te ndeshkohen pa meshire, sikunder veprohet gjithandej ne boten e qyteteruar. Nje shembull domethenes per trajtimit e korrupsionit te "Taivanit" perballe "Dajtit" na vjen edhe nga Taivani perballe Kines. Ish-presidenti tajvanez, Chen Shui-bian dhe bashkeshortja e tij u denuan para pak kohesh me burgim te perjetshem per korrupsion. Chen, 58 vjec, u shpall fajtor per shperdorim fondesh, pastrim parash, falsifikim shkrimi dhe per marrje ryshfetesh. Ish-presidenti tajvanez, i zgjedhur ne vitin 2000 e me pas i rizgjedhur ne 2004-n u largua nga skena politike i dobesuar nga skandalet per korrupsion te perseritura ne rrethin e tij te ngushte. Ai e humbi imunitetin pasi u largua nga detyra ne 2008-n dhe u vu ne burgim te perkohshem me 12 nentor. Gruaja e tij Wu Shu-chen u denua gjithashtu me burgim te perjetshem. Djali i i ciftit Chen, Chen Chih-chung, u denua me dy vjet per pastrim parash.
Tajvani perballe Kines eshte shtet i pavarur, kurse "Taivani" perballe "Dajtit" eshte lokal privat, gjithashtu i pavarur. Por ne kontekstin e ketij shkrimi fjala "Taivan" po perdoret si nje pexhorativ i vjedhjes dhe shperdorimit te fondeve publike. Keto dy raste korrupsioni, ndonese i bashkon emri i njejte dhe "state capture", pavaresisht nga niveli i perfaqesimit publik, i ndan reagimi i ndryshem i institucioneve publike dhe organeve te drejtesise. Ne rastin e Taivanit perballe Kines, eshte aplikuar, pak a shume, e njejta mase ndeshkimi si ne shtetin me te madh te botes (nga pikepamja e popullsise), nderkohe qe ne rastin e "Taivanit" perballe "Dajtit", nuk eshte reflektuar e njejta mase, si ne vendosjen e cmimit ashtu dhe ne ate te ndeshkimit te te korruptuarve. Madje c'eshte me e habitshmja, Edvin Rama, ashtu sic ja kane kerkuar "keshilltaret" e tij me te rinj, jo vetem qe nuk po jep llogari, por na paska bere kerkese padi kunder kryeministrit, i cili ka denoncuar me prova dhe fakte aferen e korrupsionit me trojet publike ne "Parkun Rinia. Po keshtu hetimi dhe ndeshkimi i ketij rasti korruptiv duhet te shtrihet edhe ne radhet e atyre qe na dalin sot si "burra pas kuvendi dhe trima pas beteje", te cileve mbrojtja, te cilen kerkojne t'i bejne Edvin Rames po u shnderrohet ne akt akuze per vete, thjeshte edhe nga qe ata vazhdojne te jene "votues" te "pafajesise" se kryebashkiakut te Tiranes, sic kane qene para 4-5 vitesh votues te projektit te tij per te shitur 1310 m2 toke ne "Parkun Rinia" me 97 euro per m2, nga e pakta 1500 euro m2, qe eshte cmimi i tregut per kete zone.