"Dialogu Rama-Berisha, nis nga kutite"
Pas thirrjes qe zevendeskryeministri Meta i drejtoi lidereve politike, Rama dhe Berisha, socialistet paraqesin si kusht te vetem per realizimin e ketij takimi, hapjen e kutive. Duke hedhur poshte zerat per percarje te koalicionit opozitar, kryetari i Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, Gramoz Ruci theksoi se partite e majta, se bashku me ish-aleatet e Berishes, kane mbeshtetjen e popullit, per t'i dhene fund kesaj qeverisjeje. "Ky dialog nuk mund te zhvillohet keshtu. Ky dialog fillon nga hapja e kutive te votimit te zgjedhjeve te 28 qershorit te ketij viti",-tha Ruci. Duke hedhur poshte zerat per percarje ne kampin e majte, kreu i Asamblese se Partise Socialiste nenvizoi se aleatet e PS, si dhe ish aleatet e djathte qe kane qene me Berishen, kane mbeshtetjen e popullit per t'i dhene fund kesaj qeverisjeje. "Nuk ka kthim prapa. Partia Socialiste eshte e qarte ne aksionin e saj politik. PS tashme jo vetem qe ka aleate tradicionale te saj, por ka dhe ish-aleate te Sali Berishes. Dhe mbi te gjitha Partia Socialiste sot ka nje aleat te forte qe eshte populli shqiptar, pavaresisht nga bindjet e tyre politike, majtas, djathtas apo ne qender ku ato ndodhen", ka qene deklarata e djeshme e Rucit, dje per mediat. Numri dy i Partise Socialiste, ka theksuar se shume here Berisha ka bere deklarata te forta, mes te cilave dhe shnderrimin e Shqiperise ne nje superfuqi ballkanike te energjise se paster, me qellimin e vetem te heqjes se vemendjes nga kriza e forte politike dhe ekonomike dhe per te jane shashkat e radhes te ketij kryeministri qe vetem mashtron dhe asgje nuk ben. Nje deklarate te tille ai e ka bere teksa komentoi deklaratat e kreut te qeverise ne Samitin e Kopenhagenit per Klimen, teksa eshte shprehur se do ta shnderronte Shqiperine ne nje superfuqi te vogel te Ballkanit, per prodhimin e energjise se gjelber. Komentet e Rucit kane ardhur pas nje sere kerkesash dhe ftesash te mazhorances qeverisese per nje ulje te kreut socialist ne nje tryeze dialogu, me kreun e mazhorances Berisha. Te gjitha komentet e ketyre drejtuesve, shkojne ne idene se nje ulje e dy te medhenjve te politikes shqiptare ne nje tavoline te perbashket, do te sillte dhe tensionimin e situates dhe per pasoje garancine per nje marreveshje mes mazhorances dhe opozites, qe do te zgjidhte ngercin politik, dhe do te kthente opoziten ne Kuvend. Por ka qene qe ne fillim kryetari socialist Rama, ai qe nuk ka munguar te shprehet qarte, se nuk ka asnje lloj dialogu me Berishen, deri ne momentin qe ai te kete terhequr mbrapsht te gjitha akuzat ndaj opozites per lidhje me mafian, akuzat personale ndaj tij dhe bashkepunetoreve te tij, te mos kete terhequr te gjitha akuzat ndaj biznesit, te cilin me deklaratat e forta publike e ka kriminalizuar teresisht ate. Njeheresh Rama ka perseritur dhe kerkesen e kahershme tashme te tij, se nuk mund te kete dialog me Berishen dhe mazhorancen, per sa kohe ai te mos kete hapur kutite e votimit per te bere transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit 2009, per t'u ndare sipas tij perfundimisht nga metodologjia e manipulimit te zgjedhjeve, sic ka ndodhur deri me tani.