E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohet aksi Qafe Mali- Fierze, ka rreshqitje dherash

TROPOJE- Ministria e punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit (MPPTT) urdhëron bllokimin e aksit rrugor Qafë Mali –Fierze për shkak të rrezikshmërisë që ka në këtë zonë si rezultat i rreshqitjeve të dherave që janë aktivizura nga reshjeve të e diteve te fundit.. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp MPPTT informoi sot në mesditë se Qarkulli për në Tropojë do të bëhët duke ndjekur trajektoren Kukës- Kam- Sopot- Bajram Curri”Aksi Qafë- Mali Fierzë u lirua sot në mëngjes pasi gjatë natës ishte bllokuar për shkak të shembjes së një masivi dheu në afërsi të hidrocentralit të Fierzës. Masivi i dheut zuri trasenë e rrugës Qafë Mali-Fierzë. Ngjarja ndodhi reth orës 22.20 minuta të së shtunës.Sipas gazetarit të NEWS24 një grup ekspertësh të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dhe Shërbimit Gjeologjik të cilët janë ndodhur në Fierzë pasi kanë bërë inspektimin e zonës kanë vendosur që rruga të qëndrojë e mbyllur për shkak të rrezikshmërisë që është krijuar në këtë zonë nga shkarkimet e digës. Prurjet e mëdha të ujit kanë rritur shumë sasinë e lagështisë në këtë zonë, duke bërë që të kete shembje të shpeshta të dherave nga mali përgjatë rrugës i cili ndodhet në një pjerrësi prej 70 gradësh dhe nuk ka as mur mbrojtës, për të shmangur që këto masive dheu të bien në rrugë. (s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›