E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klasifikimi, BalkanWeb faqja shqiptare më e klikuar

TIRANE- Përcjellja e informacioneve më të fundit, larmia e informacioneve, moria e rubrikave të shumëllojshme dhe videot që shoqërojnë lajmet kryesore kanë bërë që website www.balkanweb.com të jetë një burim i vërtetë informacioni për shumë e shumë vizitorë që e kanë shndërruar atë në të parin sit shqiptar më të klikuarin në botë. Në renditjen që bëhet në kompaninë e informacionit mbi websitet, www.alexa.com , faqja BalkanWeb renditet e gjashta në Shqipëri në bazë të klikimeve për faqet ndërkombëtare dhe e para për sitit brenda vendit. Vetëm gjatë këtyre 7 ditëve websiti ynë pasurohet minutë pas minuti me lajmet që vijnë nga zonat e përmbytura, pamjet dhe fotot ekskluzive të vendosura në kohë reale. Fluksi i klikimeve në BalkanWeb ka pësuar një rritje prej 20% , ndërkohë që rritja ka qenë graduale edhe nëmuajin që lamë pas. Në vend të parë për faqet më të klikuara në vendin tonë pozicionohet Facebook.com , në vend të dytë motori i kërkimit në internet Google, në vend të tretë youtube.com i ndjekur më pas Yahoo.com dhe Live.com. Websiti Balkanweb.com lë pas tij të pozicionuar në vend të shtatë MSN.com. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›