PS padi Pollos Balla Morri 1.2 mln euro nga interneti

Socialistët do të padisin në prokurori ministrin Pollo për abuzime me licensat e fibrave optike. Në interpelancën e kërkuar prej tij me ministrin, deputeti Taulant Balla kërkoi dorëheqjen e Pollos, të cilin e akuzoi se ka marrë rryshfet 1.2 milion euro për një licensë shpërndarjeje interneti, që më parë i ishte dhënë një kompanie tjetër.
"Nga kjo llogari bankare zotëri, në një bankë arabe sa është shumë e rryshfetit që ke marr? Unë po them 1.2 mln euro dhe për këtë është në dijeni dhe kryeministri i qeverisë tënde Sali Berisha. Më e pakta që ju mund të bëni zoti Pollo është të jepni dorëheqjen. Këtë dosje, me të gjitha vendimet, urdhrat, diku jepen, diku anulohen, diku i jep Saliu, diku i jep Pollo, diku i anulon Olldashi, diku i jep përsëri Olldashi do ti shkojë prokurorisë për hetim", tha Taulant Balla, deputet i PS.
Menjëherë pas kësaj deklarate ka reaguar dhe kryetarja Topalli e cila ka kujtuar rregulloren parlamentare dhe dy padi për shpifje, të mbërritura në Kuvend në adresë të deputeteve Taulant Balla dhe Sajmir Tahiri nga kolegia e tyre Albana Vokshi.
"Sa herë që kalohet etika në Parlament ka një rregullore të cilat do të zbatohen. Dhe mua në Kuvendin e Shqipërisë më kanë ardhur dy padi të cilat kërkojnë dy deputetë që të paraqiten në gjyq si parafolësi dhe ai tjetri që unë e kam falur herën tjetër. Ju ju duket se ju shton bursën e krediteve me bursën e shpifjes. I bën dëm parlamentit, po u bën dëm dhe ju, secilit", iu përgjigj Jozefina Topalli.
Kundrejt akuzave të socialistëve, ministrit Pollo u shpreh se nuk ka pasur abuzime, por thjesht liberalizim tregu, duke përzgjedhur kompaninë më të fuqishme. "E para kompani që u paraqit në bazë të rregullave dhe procedurave të njohura morri licencën. Dhe kemi 475 km vijë bregdetare, për kabllin duhet vetëm një metër. Parimisht ne mund të shohim nëse ka operator ekonomik që e kërkojnë 475 mijë licenca të tilla", u shpreh Pollo. Socialistët thonë se nga ky abuzim me licensën e fibrave optike i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 50 milionë eurosh.
Elona Gjylmi