E Shtunë, 31 Tetor 2026

HEC ne Drin, mbyllen portat e shkarkimit

Korporata Elektroenergjitike ka nderprere shkarkimet nga portat ne te tre Hidrocentralet e Kaskades se Drinit duke perfshire edhe hidrocentrali i Vaut te Dejes. Sipas te dhenave te djeshme te Ministrise se Energjetikes, te dhenat deri ne mesdite tregojne se Fierza ka arritur ne nivelin e 289.88 metra, ndersa prurjet arrijne deri ne 300 meter kub ne sekonde. Ne Koman niveli i ujit ka rene ne 170.75 metra, ndersa prurjet jane 170 meter kub ne sekonde. Nje dite me pare u mor vendim edhe per mbylljen e portave te shkarkimit edhe ne Fierze dhe Koman. Sipas Drejtori i hidrocentralit te Vaut te Dejes, Sokol Ramadani, permbytjet ne Qarkun Shkoder ishin pasoje e reshjeve te medha ne pak dite, ndersa hidrocentralet mbi Drin qene nje rregullator qe e shpetuan zonen nga katastrofa. Ai e argumenton kete, me faktin se portat e hidrocentralit qene te hapura vetem ne 30 per qind te kapacitetit te tyre. "Kjo nuk eshte se ndodhi kete here dhe nuk eshte se ndodhi vetem nga shkarkimet e hidrocentraleve. Ky eshte nje problem i bashkangjitur me shkarkimin e disa lumenjve qe futen ne shtratin e Bunes, te liqenit dhe njekohesisht te shkarkimeve tona. Digat kane 5 porta te cilat kane aftesi shkarkuese te medha dhe ne kete rast nuk kane qene as 30% te hapura portat e shkarkimit" tha Ramadani. Drejtuesi i hidrocentralit thote se, shkarkimet do te ndodhnin edhe sikur baseni te ishte bosh fare. Ai tha se, ne 10 dite eshte dashur te shkarkohen sasi te barabarta me trefishin e ujit qe mban diga. Sipas tij puna e mire tregohet edhe nga fakti qe teknikisht situata u perballua pa asnje problem. "Agregatet kane punuar ne menyre perfekt dhe nuk kemi pasur asnje avari. Te gjitha pajisjet e tjera ndihmese sic jane portat apo vincat qe lidhen me procesin teknologjik te hidrocentralit kane punuar 100%. Kjo tregon qe puna e meparshme remontuese qe behet gjate veres i ka sherbyer ekzaktesisht punes se dimrit" tha Ramadani. Hidrocentrali i Vaut te Dejes eshte i fundit ne Kaskaden e Drinit. Ai mbledh prurjet e dy hidrocentraleve te tjera dhe punonjesit e tij, kane perballuar situaten me te veshtire dhe presionin me te madh gjate 10 diteve reshje te ketij fillim janari.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›