Terhiqet uji, nxjerr ne shesh demet
Shkoder- Uji vazhdon te leshoje terren ne Qarkun e Shkodres, pas permbytjeve qe zgjaten dy jave, por ka lene pas katastrofen natyrore qe ka shkaktuar. Grumbuj mbeturinash, prodhime te rrafshuara, toka e nxjerre jashte perdorimit dhe banesa te plasaritura apo te demtuara keq. Dje ne oret e pasdites, jane liruar nga "pushteti" i ujit edhe 1 mije hektare toke te tjera, por jo banesa, kurse numri i te evokuarve ka qene i njejte. Shtabi i Emergjencave ka nderhyre ne nje rast rreziku ne Velipoje, kur nje grua e semure ishte ne gjendje te rende dhe u transportua ne spitalin e qytetit me helikopter. Vazhdon te jete e pandryshueshme gjendja ne komunat Dajc dhe Velipoje, kurse ne fshatrat Pentar, kufi me Malin e Zi dhe Obot, uji shkon nga 2-3 metra, duke fundosur gjithcka. Komiteti Nderministror, edhe ne mbledhjen e zhvilluar dje, pavaresisht lirimit te 3060 hektareve nga permbytjet ne 48 oret e fundit, u ka bere thirrje banoreve, te mos kthehen ne shtepi per shkak te situates qe mbetet ende emergjente.
Ne terheqjen e ujerave, kane ndikuar nderprerjet e shkarkimeve ne hidrocentralet e Fierzes, Komanit dhe Vaut te Dejes si dhe permiresimi i ndjeshem i kushteve atmosferike. "Siperfaqja e tokes se permbytur, sipas raportimeve te kryetareve te komunave dhe Drejtorise Rajonale te Bujqesise, eshte 8340 ha nga 9340 ha qe ishte diten e enjte dhe 11.400 ha qe ishte te merkuren", njoftoi Ministria e Brendshme dje. Strukturat e Forcave te Armatosura, te Policise se Shtetit dhe te institucioneve te tjera te angazhuara per perballimin e emergjences civile ne zonat e prekura nga permbytja ne Qarkun e Shkodres, kane punuar gjate dites per riparimin e argjinaturave, zgjerimin e shtratit, rastet emergjente te evakuimeve, te te semureve, shperndarjet e ushqimeve dhe medikamenteve.
Ne bashkine e Shkodres situata ka mbetur e pandryshuar ne krahasim me diten e enjte, kur ishin liruar 50 ha toke dhe 30 banesa. Megjithate konfirmohet terheqja e vazhdueshme e liqenit dhe lumit Buna nga lagjet "Livadhe", "Salo Halili", "Xhabije", "Bahcallek", "Tophane", "Ajasem" dhe "Kiras". Ne Dajc gjendja mbetet kritike, pasi uji nuk njeh ulje te nivelit dhe 2 mije ha jane te permbytura. Ne Anen e Malit uji ka leshuar 200 ha toke dhe ne Berdice 800 ha te tjera, ndersa eshte komuna qe pritet te rikuperohet me shpejt pas Gurit te Zi qe eshte fshire nga harta e permbytjeve prej dy ditesh. Numri i personave te evakuuar mbetet 5173 persona dhe i banesave te demtuara 2168 shtepi. Problem mbetet gjendja ne Velipoje, ku jane zhytur nen uje 2 mije ha dhe Bushat, po me te njejten siperfaqe.
Pompat shkarkojne ujin, ikin italianet dhe maqedonasit
Niveli i ujit ne liqenin e Shkodres, ka pasur renie ne te gjithe perimetrin e shtrirjes se tij. Ne hyrje te Ures se Bunes, qarkullimi i eshte kthyer normalitetit. Ne lagjet e demtuara nga permbytjet si, "Bahcalleku", "Ajasem", "Kiras", "Livadhe" dhe "Salo Halili", ka rene dukshem niveli i ujit. Kjo, fale dhe nderhyrjes se eksperteve nga Maqedonia dhe Kosova per normalizimin e situates me pompa thithese. Dje jane larguar kontingjentet me ushtarake dhe me specialiste, te ardhur nga Italia dhe Maqedonia.
Nje pjese e rrugeve, te pakalueshme
Ne fshatin Vukatan e Kuq, uji ka ikur nga banesat, ndersa eshte prezent vetem ne siperfaqet e tokes. Komunat e Velipojes, Bushatit dhe Dajcit, vazhdojne te jene te izoluara nga uji por krahasuar me ditet e tjera, situata ne keto zona eshte drejt permiresimit. Rruga e Dajcit eshte bere e kalueshme nga automjetet e medha, por jo per mjetet e vogla. Rruga nacionale Shkoder-Tirane, tek Harku i Berdices, eshte plotesisht e lire dhe mund te qarkullohet me te gjitha llojet e automjeteve. Jane te pakalueshme rruget Pentar-Velipoje, Mali i Jushit-Velipoje, Ura e Gjolulit, (aksi Shkoder-Velipoje) dhe Ana e Malit-Obot. Toka e fshatit Berdice ka dale mbi uje.