HISTORIKE – Hyjne shqiptaret e pare pa viza ne Greqi

Korrespondenti i NOA raporton se ka fluks njerezish qe duan te kalojne kufirin. Shqiptari i pare qe kaloi pa probleme per kufirin per ne Greqi ishte nje shtetas 63 vjeçar nga Shkodra, Nikolle Rama, i cili konfirmoi se ishte i shoqeruar me te bijen e tij dhe dhendrin, emigrante ne Greqi. Ata gjendeshin me nje autoveture me targa greke
Hyn ne fuqi levizja e lire pa viza ne 28 shtete te BE
Shtetet ku ikim pa viza, kujdesi qe duhet te bejme
Ja pikat kufitare nga mund te kalojme dhe detajet
Kapshtice-Kakavije, 15 Dhjetor 2010 NOA/ Alba Filipi&Rid Bulku Update – Eshte nje moment historik: Ne vendkalimin kufitar te Kapshtices, sapo kane kaluar doganen greke, qytetaret e pare qe jane te pajisur vetem me pasaporte biometrike.
Korrespondentja e Agjencise NOA raporton se kane kaluar doganen shqiptare dhe disa qindra metra me tej edhe doganen greke, rreth 20 qytetare shqiptare nga ora 00.00 deri ne 00.10 pra vetem pak çaste me pare.
Shtetasit shqiptare me pasaporta biometrike, raportohet se nuk kane pasur asnje pengese dhe asnje prej tyre nuk eshte refuzuar te kaloje.
Konfirmohet se nuk ka pasur probleme per asnje nga keta persona lidhur me çeshtje financiare apo dokumente shtese veç pasaportes biometrike.
Korrespondentja e NOA konfirmon se thuajse te gjithe keta persona kane kaluar qetesisht, duke deklaruar se do te qendronin ne Greqi vetem per çeshtje ditesh.
Sakaq, ne doganen greke te Kakavijes, korrespondenti i NOA raporton se ka fluks njerezish qe duan te kalojne kufirin. Shqiptari i pare qe kaloi pa probleme per kufirin per ne Greqi ishte nje shtetas 63 vjeçar nga Shkodra, Nikolle Rama, i cili konfirmoi se ishte i shoqeruar me te bijen e tij dhe dhendrin, emigrante ne Greqi. Ata gjendeshin me nje autoveture me targa greke.
Sakaq, autobuzii pare qe mberriti me afro 30 persona, ishte i "Joy Travel" dhe nisi procedurat e kalimit per ne Greqi. nje pjese e tyre ishin vetem me pasaporta biometrike.
a.f/NOA
Hyn ne fuqi levizja e lire pa viza ne Evrope
Shtetet ku ikim pa viza, kujdesi qe duhet te bejme
Ja pikat kufitare nga mund te kalojme dhe detajet