E Diel, 1 Nëntor 2026

Më suesit, kredite pë r të marrë 3 titujt e karrierë s

/* */

Po keshtu, ne arsim nuk do te lejohen me te japin mesim persona te pashkolluar. Per te fituar te drejten e ushtrimit te profesionit, mesuesit do te duhet te japin provimin e shtetit. Urdhri i mesuesit eshte nje strukture e re, qe do te ngrihet shume shpejt e ne te duhet te regjistrohen te gjithe arsimtaret. Projektligji i arsimit te larte parashikon te gjitha detajet, qe nga formimi fillestar i mesueseve, ushtrimi i profesionit te tyre, te drejtat e detyrat, si dhe kushtet e emerimit dhe te shkarkimit nga detyra. "Mesuesi ne arsimin parashkollor duhet te kete fituar diplome universitare te ciklit te pare te studimeve universitare "Bachelor", ne fushen e edukimit, mesuesi, ne arsimin fillor dhe ne arsimin e mesem duhet te kete fituar diplomen "Master i Shkencave" ne fushen e edukimit ose diplomat e njevlershme me to", thuhet ne projektligj. Per here te pare ligji parashikon te drejten e nje drejtuesi shkolle, qe me fondet e siguruara nga dhurimet ose sponsorizimet, te punesoje me kohe te plote ose te pjesshme mesues ndihmes per klasa te caktuara, per nxenesit me veshtiresi ne te nxene ose mesues dhe specialiste per lendet/modulet me zgjedhje. Nga keto fonde mund te rekrutohen edhe mesues jashte institucionit, qe jane te suksesshem ne arritjet e nxenesve, me qellim qe te ndihmojne ne zhvillimin profesional te mesuesve. "Per nje vend vakant, mesuesi i diplomuar dhe i licencuar, si dhe nendrejtori perzgjidhen me konkurrim te hapur dhe emerohen nga drejtori i institucionit perkates, pas propozimit te nje komisioni te perbere nga punonjes te atij institucioni, sipas procedurave te perzgjedhjes dhe emerimit te percaktuara me udhezim te ministrit", thuhet ne projektligjin per arsimin parauniversitar.
Titujt e mesuesve
Gazeta ka bere me dije edhe me pare qe kategorite e mesuesve nuk do te emertohen me me numra, por me tituj. Tashme ligji sanksionon se sipas shkalleve te karrieres dhe viteve te punes, mesuesit do te jene te ndare ne "mesues i kualifikuar", "mesues specialist" dhe "mesues mjeshter". Projektligji i arsimit te larte parashikon se numri minimal i krediteve per te aplikuar per nje shkalle kualifikimi, si dhe procedurat e provimit te jashtem per ta perfituar shkallen e kualifikimit, do te percaktohen me udhezim te Ministrise se Arsimit. "Nje shkalle kualifikimi shoqerohet me nje shtese ne page, masa e se ciles percaktohet me vendim te Keshillit te Ministrave", thuhet ne projektligj. Aktualisht, me dhenien e provimit te pervitshem shtesa ne page arrin maksimalisht ne 20% per shkallen me te larte te karrieres. Sistemi i trajnimit te punonjesve arsimore do te perfshije nje sere elementesh sipas kerkeses nga institucionet arsimore dhe do te ofrohet nga agjenci trajnuese te akredituara. Po keshtu, ne ligj parashikohen gjithashtu edhe kushtet kur nje mesues mund te largohet nga puna. Arsimtaret mund te ankohen ne rast se largimet nuk jane ne perputhje me keto kushte. Ligji i ri per parauniversitarin

Mesuesi
FORMIMI FILLESTAR
Mesuesi ne arsimin parashkollor duhet te kete fituar diplome universitare te ciklit te pare te studimeve universitare "Bachelor" ne fushen e edukimit, mesuesi ne arsimin fillor dhe ne arsimin e mesem duhet te kete fituar diplomen "Master i shkencave" ne fushen e edukimit ose diplomat e njevlershme me to.

NENI 68
USHTRIMI I PROFESIONIT TË MËSUESIT
1. Per te fituar te drejten e ushtrimit te profesionit te mesuesit, çdo mesues i diplomuar duhet te kryeje praktiken profesionale dhe te kaloje ne provimin e shtetit, siç parashikohet ne Ligjin Nr. 10171, date 22.10.2009 "Per profesionet e rregulluara ne Republiken e Shqiperise" dhe aktet nenligjore te nxjerra ne zbatim te tij.
2. Me propozimin e institucioneve te shkollave te larta qe kane drejtime studimi ne mesuesi si dhe te njesise arsimore vendore perkatese, Ministri miraton listen e institucioneve arsimore tutore, te cilat sherbejne per kryerjen e praktikave mesimore te studenteve te mesuesise dhe te praktikave profesionale te atyre qe jane te diplomuar per mesues.
3. Mesuesi qe ka fituar te drejten e ushtrimit te profesionit, regjistrohet ne Urdhrin e Mesuesit, i cili ngrihet me ligj te posaçem.

NENI 69
PUNONJËSIT MËSIMORË PLOTËSUES
Me fondet e siguruara nga dhurimet ose sponsorizimet, drejtori i institucionit arsimor mund te punesoje me kohe te plote ose te pjesshme mesues ndihmes per klasa te caktuara, per nxenesit me veshtiresi ne te nxene ose mesues dhe specialiste per lendet/modulet me zgjedhje; si edhe mesues jashte institucionit, qe jane te suksesshem ne arritjet e nxenesve, me qellim qe te ndihmojne ne zhvillimin profesional te mesuesve.

NENI 72
KUALIFIKIMI DHE TRAJNIMI I MËSUESIT
1. Shkallet e njepasnjeshme te kualifikimit te mesuesve jane tri:
a) "mesues i kualifikuar";
b) "mesues specialist";
c) "mesues mjeshter".
2. Numri minimal i krediteve per te aplikuar per nje shkalle kualifikimi si dhe procedurat e provimit te jashtem per ta perfituar shkallen e kualifikimit percaktohen me udhezim te Ministrit.
3. Sistemi i trajnimit te punonjesve arsimore perfshin elementet e meposhtme:
a) Mesuesit, specialistet e njesive arsimore vendore dhe te IKAP-it sigurojne kredite nepermjet trajnimeve nga agjenci te cilave u jane akredituar programet e trajnimit nga Komiteti i Akreditimit;
4. Nje shkalle kualifikimi shoqerohet me nje shtese ne page, masa e se ciles percaktohet me vendim te Keshillit te Ministrave. Financim nga shteti per privatet

Ajo çka dy muaj me pare u propozua te zbatohej ne arsimin e larte,pritet te behet shume shpejt realitet per arsimin parauniversitar. Projektligji i ri parashikon nje nen te veçante per mbeshtetjen qe do tu jepet institucioneve private." Ministria mbeshtet financiarisht shkollat private vendase te cilat jane institucione jofitimprurese, kane te pakten pese vjet qe funksionojne si institucione arsimore private dhe kane rezultate te larta ne vleresime kombetare ose nderkombetare. Sipas kritereve te percaktuara nga Keshilli i Ministrave, mbeshtetja financiare diferencohet sipas renditjes se shkolles per arritjet e nxenesve ne provimet e arsimit baze ose te matures shteterore."thuhet ne projektligj. Zgjedhja e drejtoreve te shkollave

"Drejtori i institucionit arsimor publik perzgjidhet me konkurrim te hapur dhe ka mandat pesevjeçar te perseritshem. Ai emerohet nga drejtori i njesise arsimore vendore perkatese pas propozimit te dy kandidateve te perzgjedhur nga nje komision i perbere nga perfaqesues te grupeve te interesit", thuhet ne projektligjin per arsimin parauniversitar. Sipas tij  kriteret per drejtor, procedurat e perzgjedhjes dhe te emerimit si dhe perberja e komisionit percaktohen nga ministri me akte nenligjore, pasi merret paraprakisht mendimi i KKAP-it. Drejtuesi i njesise arsimore vendore perkatese shqyrton mundesine e lirimit te drejtorit te shkolles publike nga detyra, kur ka pakenaqesi nga nxenesit dhe arritjet e tyre ne provimet e arsimit baze ose te matures shteterore per dy vite te njepasnjeshme jane ne 10% e fundit ne renditjen e shkollave ne nivel kombetar.

Zirina Llambro

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›