E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytjet ne Shkoder, terhiqet uji nga qyteti, veshtiresi ne komuna

Shkoder, 14 dhjetor, NOA – 14 dite pas permbytjeve ne qarkun e Shkodres uji eshte terhequr nga lagjet e qytetit si Perash e Xhabije ku kalohej gjate ketyre diteve vetem me mjete lundrimi e automjete ushtarake, situata mbetet ende e veshtire ne komunat me te permbytura te Nenshkodres, si Dajç, Ana e Malit dhe kryesisht ne fshatin Obot, ne Velipoje e Bushat. Shtabi i Emergjences civile informon edhe mbi situaten e nivelit te ujit ne hyrje te qytetit te Shkodres, ku mesohet ende nen prezencen e ujit jane zonat e Kirasit (rruga per tek Bregu i Reres), lagjia e Livadeve dhe lagjet Manush Alimani, Salo Halili, Ajasem, Iliria, Bahçallek dhe pjeserisht lagjia Shiroke.

Gjithashtu mesohet se aksi rrugor i unazes eshte i kalueshem per te gjitha llojet e automjeteve, ndersa ai Xhabiej - Ura e Bunes vazhdon te jete me prezence uji, ku automjetet e vogla kalojne me veshtiresi.

Situata ne komuna sipas shtabit te emergjences vijon te jete e veshtire per shkak te ngrices qe ka pushtuar tere venditn.

Komuna Ana-Malit

Situata ne kete komune persa i perket nivelit te ujit ka renie me rreth 10 cm. Jane kthyer ne banesat e tyre 80 persona.

Aksi rrugor Zues – Muriqan eshte i kalueshem nga te gjitha llojet e automjeteve.Persa i perket zonave te permbytura vazhdon te jete i permbytur plotesisht fshati Obot ndersa fshati Gorice eshte i rrethuar nga uji duke e bere te pakalueshme rrugen lidhese me keto fshatra nga mjetet tokesore.

Komuna Bushat

Ka renie te nivelit te ujit, vazhdojne te jene te izoluara rreth 400 familje si dhe vazhdojne te jene te pakalueshme per mjetet tokesore rruget lidhese me fshatrat Trush i Poshtem dhe Mali i Jushit.

Komuna Berdice         

Niveli i ujit ka pesuar renie ne te gjithe zonen. Nderkohe qe aksi rrugor nga Harku i Berdices deri pertej fshatit Trush eshte i kalueshem nga te gjitha llojet e automjeteve ndersa rruga per te shkuar ne Dajç eshte me prezence uji, por per te verifikuar nese rruga eshte e kalueshme duhet testuar me nje automjet te larte. Po keshtu aksi rrugor Harku i Berdices - Tirane eshte i kalueshem nga te gjitha llojet e automjeteve.

Komuna Dajç

Situata ka nje permiresim te ndjeshem ne krahasim me nje nate me pare, pasi uji ka pesuar nje renie prej rreth 25 cm, ndersa akset qe lidhin komunen e Dajçit me fshatin Mushan dhe fshatin Suka – Dajç jane te kalueshme me mjete te larta. Akset rrugore qe lidhin kete komune me komunat e tjera vazhdojne te jene te pakalueshme per momentin me mjete tokesore. Ështe testuar me nje zetor rruga Dajç –  Trush, pritet qe neser te testohet me automjete te larta te ushtrise dhe policise FNSH.

Komuna Guri i Zi         

Situata ne kete komune nu ka probleme. Jane kthyer te gjitha familjet e evakuara ne banesat e tyre.

Komuna Velipoje        

Niveli i Ujit ka patur nje renie  me rreth 1 meter. Ka filluar kthimi banoreve te shtepite e tyre, por nuk ka nje informacion te sakte ne numrin e te kthyerve, verifikimi do te behet me vone. Rruget qe lidhin Velipojen me Shkodren jane te bllokuara. Rruget e Komunes me fshatrat perreth jane te kalueshme. Transporti behet me mjete lundruese dhe nga ajri, me Shkodren.

Shtabi i emergjencave informon se ne zonen e nenshkodres jane shperndare 23 helikoptere me ndihma te ndryshme, nderkohe qe policia e Shkodres ne bashkepunim me F.N.SH-ne vazhdojne te ruajne dy argjinaturat e fshatrave Reç dhe Ças ne Komunen Velipoje.

Niveli i ujit ne liqenin e Shkodres prane ures se Bunes  ne kuote absolute eshte 9.21 m, ndersa ne lumin Drin prane ures se Bahçallekut shenon 8.90 m.

Kuota ne Dajç eshte 7 m, Hidrovori ne Velipoje po punon me kapacitet te plote me kuote  -0.7 dhe prurjet ne lumin Kir jane 50 m3/sek, ne lumin Gjader jane 50 m3/sek.

Tashme nen uje shenohen 10 800 ha toke.

mit/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›