E Diel, 1 Nëntor 2026

HIV/AIDS infektimi te dentisti kerkohet sterilizimi i pajisjeve

Dentistet kerkojne protokolle te reja ne vendin tone nga 1500 klinika private vetem 100 prej tyre kane adaptuar protokollet e reja

Ne fushen e shendetesise per 80 e rasteve me HIV/AIDS ne Evrope akuzohet dentisti. Pavaresisht proceseve te shumta gjyqesore qe akuzojne bluzat e bardha zyrtarisht ne asnje rast nuk eshte verifikuar se virusi eshte marre nga dentisti. Mirepo shkaktari kryesor i infektimit me virusin HIV/AIDS eshte mossterilizimi i pajisjeve. Per vendin tone kreu i Urdhrit te Hipokratit doktor Viktor Shehu konfirmon se nuk ka asnje rast te infektuar me HIV/AIDS nga dentisti nderkohe qe nuk mohon faktin e infektimit me hepatitet B dhe C. Sipas doktor Shehut dentistet duhet te marrin disa masa dhe te sherbejne me seriozitet pacienteve duke nisur qe me zbatimin e disa protokolleve te reja per sterilizimin ne disa faza te pajisjeve dentare. Nderkohe qe procesin korrekt bazuar edhe ne direktivat e Organizates Boterore te Shendetesise per sterilizimin e pajisjeve nga 1500 klinika dentare private vetem 100 prej tyre zbatojne protokollet e reja per sterilizimin e pajisjeve mjekesore.

Sterilizimi

Kerkesa aktuale qe bejne kreu i Urdhrit te Hipokrateve eshte qe te gjitha pajisjet duhet te jene te sterilizuara sipas standardeve po keshtu duhet te dihen edhe sherbimet qe duhet te ofroje dentisti. Cdo pacient pas uljes ne poltronen e dentistit duhet te shohe veglat qe perdoren per te konfirmuar nese jane sterilizuar gjithashtu ato duhet te jene te plastifikuara. Per kete aktualisht ky urdher ka nisur nje projekt qe ka te beje me transparencen e sterilitetit dhe higjienes ne dentisti. Keto projekte jane te shtrira kryesisht ne Tirane dhe ne disa rrethe. Transparenca e sterilitet eshte nje detyrim ligjor qe duhet ti pergjigjet cdo dentist - thote doktor Shehu. Lidhur me kete ai deklaron se cdo qytetar duhet te kete informacionin e duhur se cfare duhet te kerkojne te dentisti. Per kete ai jep edhe disa udhezime per elementet kryesore qe duhet te kene te gjitha klinikat dentare ku se pari eshte uji qe behet sterilizimi i pajisjeve te pacientit duhet te jete i distiluar. Cikli i sterilizimit e bejne cdo mjek dentist. Nderkohe qe sipas doktor Shehut cikli korrekt i sterilizimit eshte larja manuale ose me multistereo ose me lavostovilie larja ne nje vaske. Pastaj eshte autoklavi i pare autoklavi i plastifikimit dhe autoklavi i tipit B. Pastaj behen analizat dokumentohen dhe pastaj magazinohen per tu bere gati per tu perdorur te pacienti. Kjo eshte procedura korrekte nga Organizata Boterore e Shendetesise qe shmang infektimin.

Rreziku

Mirepo ne cilin moment nje pacient qe kryen sherbime dentare prane dentistit eshte i rrezikuar per tu infektuar nga hepatitet B dhe C apo edhe nga HIV/AIDS. Keshtu ne rastet se nje pacient ka kryer nje nderhyrje kirurgjikale te dentisti dhe sterilizimi jo korrekt i veglave behet vater bakteresh dhe percues i viruseve. Per kete veglat duhet te merren ne menyre shume te kujdesshme te futen ne nje vaske dhe te dezinfektohen. Me pas merren keto vegla dhe futen ne vasken ultrasoni ku hiqen pjeset e forta te cilat pengojne sterilizimin ne autoklave dhe pastrohen ne menyre mekanike. I heqim nga vaska me ultrasoni shpelahen dhe thahen. Realizimi i sterilizimit duhet bere edhe provat keto sherbejne testet e sterilizimit testi biologjik. Kete proces kreu i Urdhrit te Hipokratit doktor Viktor Shehu pohon se e kryejne vetem 100 nga 1500 klinika dentare ne vend.

Cfare eshte AIDS

AIDS eshte nje term anglez qe do te thote Sindrome e Ngjitur e Mangesise se Imunitetit Acquired Imuno Deficiency Sindrome. AIDS SIDA shkaktohet nga nje virus i quajtur HIV i cili ne menyre te panderprere sulmon dhe shkaterron qelizat e sistemit imunitar te organizmit. Ku HIV do te thote Virusi I Mungeses se Imunitetit Njerezor Human Immunodeficiency Virus. Kur virusi shumezohet qelizat e bardha te gjakut shkaterrohen. Ne te njejten kohe disa viruse te tjera perhapen ne organet e limfes dhe sulmojne qeliza te tjera te bardha te gjakut. Me ne fund nje sasi e madhe qelizash te bardha te gjakut shkaterrohen nga infeksioni HIV. Kjo ben qe trupi te humbase nje pjese te madhe te aftesise se tij per te mbrojtur veten kunder disa infeksioneve zakonisht te pademshme dhe kunder tumoreve te keqija. Kjo faza e fundit e infeksionit HIV quhet SIDA AIDS e cila do te thote Sindrome e Ngjitur e Mangesise se Imunitetit. Ne disa raste duhet nje kohe e gjate qe nga infeksioni deri ne shfaqjen e simptomave tek i infektuari. Sidoqofte virusi po shumezohet ne trup gjate gjithe kesaj kohe dhe ky person mund te infektoje te tjeret.

Shenjat

Personat e infektuar me HIV mund te shfaqin simptoma te ngjashme me simptomat gripale pas nje ose dy muajsh nga dita e infektimit me HIV

-Temperature

-Dhimbje koke

- Keputje/lodhje fizike

-Zmadhim te nyjeve limfatike zakonisht te dalluara lehte ne qafe dhe ne zonat intime

-Ulje te energjise

-Humbje peshe

-Temperature dhe djersitje te shpeshta

-Infeksione te vazhdueshme orale apo vaginale

-Skuqje e vazhdueshme e lekures

-Humbje te kujteses se shkurter

Rruget e transmetimit te virusit HIV jane

-HIV transmetohet kryesisht gjate aktit te marredhenieve seksuale te pambrojtura me nje partner te infektuar

-HIV mund te transmetohet edhe nepermjet kontaktit me gjak te infektuar si ne raste transfuzionesh apo edhe dhenie gjaku me ane te shiringave te pasteriluzuara

-HIV mund te percohet edhe nepermjet transmetimit te nenes se infektuar tek femija i porsalindur

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›