Special Two Inter mision per portugezin

Refuzimi i Marcelo Bielsës e ka detyruar Interin të ndryshojë objektiv sa i përket trajnerit që do të drejtojë skuadrën zikaltër, duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Largimi i Lenonardo ka lënë bosh vendin e teknikut në pankinë, ndërsa presidenti Masimo Moratti i ka dhënë leje drejtuesëve të klubit të nisin një ofensive për Andres Villas Boas.
Trajneri i Portos shihet si pasardhësi i Jose Mourinhos, ndërsa jo më kot ka marrë epitetin “Special Two”. Por suksesi i dyfishtë me Porton në sezonin e fundit ku arriti të fitojë titullin kampion dhe Ligën e Europës ka rritur shumë kuotat e Villas Boas. Kërkesat e tij janë shumë të larta, por ajo që pengon më shumë transferimin e trajnerit 34-vjeçar te Interi është një klauzolë e kripur në kontratën e tij me Porton.
Klubi portugez kërkon jo më pak se 15 milion euro për të prishur kontratën me teknikun, i cili sipas mediave italiane kërkon jo më pak se 7 milionë euro në sezon nga zikaltërit. Shuma këto të denja për emrat më të mëdhenj të pankinave, por ata nuk janë të disponueshëm dhe për këtë arsye Massimo Moratti është gati të plotësojë kërkesat financiare te teknikut.
Deri tani operacioni i merkatos duket i bllokuar, por klubi zikaltër kërkon një trajner të aftë për të rikthyer skuadrën te sukseset. Në sezonin që sapo u mbyll Interi u kënaq vetëm me Kupën e Italisë, ndërsa dështoi në garën për të ruajtur titullin kampion në Itali dhe Europë.
Nertan Prifti