HONG KONG – Të paktën 36 të vdekur pas zjarrit masiv në blloqet e banimit

HONG KONG, 26 nëntor /ATSH/ – Të paktën 36 persona kanë vdekur në një zjarr të madh në disa blloqe banimi në Hong Kong, ndërsa 279 të tjerë ende rezultojnë të zhdukur, deklaroi Drejtori Ekzekutiv i Hong Kongut, John Lee.
Zjarri shkatërrues u verifikua në kompleksin rezidencial Wang Fuk Court në lagjen Tai Po të qytetit, i cili është një rajon i veçantë administrativ i Kinës.
Autoritetet e kishin klasifikuar zjarrin si emergjencë të nivelit 5, niveli më i lartë, në pasdite.
Të paktën 29 persona të plagosur u trajtuan në spital. Shkaku i zjarrit mbetet i paqartë
Midis të vdekurve ishte një zjarrfikës.
Nga Pekini, Presidenti Kinez Xi Jinping dërgoi ngushëllime, raportoi televizioni shtetëror kinez. Ai siguroi rajonin e posaçëm administrativ për mbështetje. /os/