TEL AVIV – IDF zgjeron operacionin në Bregun Perëndimor, të paktën 10 të plagosur

RAMALLAH/TEL AVIV, 26 nëntor /ATSH-DPA/- Të paktën 10 palestinezë u raportuan të plagosur gjatë një operacioni në shkallë të gjerë të forcave izraelite të sigurisë në Bregun Perëndimor, sipas një raporti.
Ushtria izraelite njoftoi më herët se IDF, shërbimi i inteligjencës vendase “Shin Bet” dhe policia kufitare e Izraelit kishin nisur një operacion në veri të Bregut Perëndimor gjatë natës – si pjesë e një operacioni të gjerë kundër terrorizmit.
Media palestineze raportoi se Tubas dhe disa qytete fqinje u prekën nga operacioni izraelit.
Forcat izraelite (IDF) kontrolluan ndërtesat dhe u kërkuan banorëve të largoheshin përkohësisht nga shtëpitë e tyre.
Tensionet në Bregun Perëndimor të pushtuar – janë përshkallëzuar që nga masakra e udhëhequr nga organizata militante palestineze “Hamas” në Izrael, më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza.
“Më shumë se 1 000 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor në operacionet ushtarake izraelite, përleshjet e armatosura dhe sulmet”, raportoi Ministria Palestineze e Shëndetësisë.
Në të njëjtën kohë, kolonët radikalë izraelitë po sulmojnë gjithnjë e më shumë palestinezët në Bregun Perëndimor. //a.i/t