E Shtunë, 31 Tetor 2026

HRW: Civilët përdoren si mburoja në Siri

Human Rights Watch (HRW) ka akuzuar qeverinë e Sriisë se ka përdorur civilët si mburoja të gjalla gjatë operacioneve të fundit ushtarake.

Agjencia për të drejtat e njeriut tha se armata dhe sulmues pro regjimit i kanë shtyrë banorët që të marshojnë para tyre, ndërsa kanë avancuar në zonat e kontrolluara nga opozita në provincën veriore të Idlibit.

Ole Solvang nga HRW tha se “duke i përdorur civilët si mburoja, armata siriane po tregon një mospërfillje për sigurinë e tyre”.

Siria është duke u përpjekur që të shtypë kryengritjen njëvjeçare.

OKB vlerëson se më shumë se 8 mijë njerëz janë vrarë në aksionin qeveritar kundër kryengritësve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›