E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksika ndalesa e pare e Papes ne vendet e Amerikes Latine

 Papa Benedikti i16-të ka mbërritur në Meksikë, që është dhe ndalesa e parë e një vizite në disa vende të Amerikës Latine. Papa u përshendet nga qindra mijëra meksikanë në Guanajuato, dhe u mirëprit nga presidenti Filipe Kalderon.
Ky i fundit tha se vizita ka një rëndësi të madhe, pikërisht në kohën kur Meksika përjeton luftën e përgjakshme mes bandave rivale.
Para mbërritjes në vendin amerikano-latin, Papa tha se është e rëndësishme të luftohet ky fenomen, dhe u kërkoi të rinjve meksikanë të bashkohen kundër drogës. Papa tha se ideologjia e sotme nuk po i korrespondon realitetit dhe bëri thirrje për gjetjen e modeleve të reja. Ai bëri të qartë se kisha është gjithmonë në anën e lirisë së mendimit dhe të besimit.
Papa u mirëprit nga një turmë e madhe besimtarësh, ndërsa ata brohorisnin. “Benedikt vëlla, ti tani je një meksikan”.
Nën diellin përvelues, me qindra mijëra njerëz të rreshtuar në qytetin Leon kanë veshur bluza bardhë e të verdhë kanë valëvitur flamuj dhe kanë pritur kalimin e Papës nëpër rrugët e qytetit. Sot Papa pritet të zhvillojë bisedime me presidentin Filipe Kalderon. Të dielën rreth 300 mijë njerëz pritet të jenë të pranishëm në meshë që do të mbajë Papa dhe janë ngritur kampe të mëdhenj për t’u strehuar pelegrinët. Rreth 88% e meksikanëve, rreth 100 milionë njerëz janë katolikë. Paraardhësi i Papa Benediktit të 16-të, Papa Gjon Pali i dytë, ishte një vizitor i rregullt në meksikë.
Pas Meksikës, Papa do të shkojë në Kubë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›