Slloveni, referendum për të drejtat e homoseksualëve

Sllovenët votojnë sot referendumin mbi ligjin i cili u jep çifteve homoseksuale të drejtat të njëjta si çiftev heteroseksuale.
Organizatat konservatore, të mbështetura nga Kisha Katolike, kanë sfiduar Kodin e ri të Familjes, të miratuar në qershorin e vitit 2011 duke mbledhur 40 mijë nënshkrime të nevojshme për të kërkuar referendum, në lidhje me zbatimin e ligjit në fjalë.
Sipas kodit në fjalë, çiftet homoseksuale mund të regjistrojnë partnerin e tyre dhe të kenë status legal si një martesë normale, në lidhje me çështjet pronësore, trashëgiminë dhe të drejtat spitalore.
I vetmi përjashtim është birësimi.
Sipas kodit të ri, një partner mund të adaptojë fëmijën e tjetrit, por një çift homoseksual nuk mundet të birësojë një fëmijë.