Gruevski në Katar pa asnjë ministër dhe zyrtarë shqiptar

Një delegacion i lartë qeveritar i kryesuar nga kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski nesër do të udhëtojë për vizitë dyditore në Katar.
Delegacioni i lartë qeveritar përbëhet nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave, Zoran Stavrevski, ministri pa resor për investime të huaja Bill Pavlevski, drejtori i Drejtorisë për zonat zhvillimore teknologjike – industriale Viktor Mizo.
Në axhendën zyrtare qeveritare sërish nuk është ftuar asnjë nga ministrat shqiptarë, apo edhe drejtori i Agjencisë për tërheqjen e investimeve të huaja, Visar Fida.
Delegacioni i udhëhequr nga kryeministri Gruevski do të takohet me emirin e Katarit, Sheik Hamad bin Kalifa al Tani, kryeministrin Sheik Hamad bin Xhasmin bin Xhabor Al Tani. Delegacioni do të zhvillojë takime me biznese të emirateve si dhe do të jetë pjesë e forumeve të biznesit që do të mbahen në kryeqytetin Doha.