HRW: EULEX të hetojë krimet me motive etnike

Organizata Human Rights Watch i bënë thirrje misionit evropian (EULEX) në Kosovë që të hetojë dhe padis krimet me motive etnike si dhe krimet në kohën e luftës. Në një letër të hapur drejtuar shefit të misionit EULEX, Iv de Kermabo, organizata thotë se "misioni evropian duhet të përgatis strategjinë e hetimit të krimeve të luftës duke vënë rastet më serioze në prioritet". HRW thotë se gjyqësia kosovare ka qenë e fokusuar në një "numër të vogël të çështjeve kryesisht duke akuzuar kryerjen e krimeve kundër grupeve etnike shqiptare dhe jo serbe".