Bush, asnjë zemërim ndaj gazetarit irakian

Presidenti amerikan Xhorxh Bush nuk ka ndjenja zemërimi ndaj gazetarit irakian, që e qëlloi me këpucë gjatë konferencës së shtypit në Bagdad. Këtë e deklaroi zëdhenësja e Bush, Dana Berino. Perino tha se Bush besonte se sistemi irakian i drejtesisë do të vendoste ndëshkimin e duhur për sulmin ndaj tij. Presidenti nuk pësoi asnjë dëmtim për shkak të reflekseve të mira, kur Muntadar al-Zaidi i dha "puthjen e lamtumirës". Ndërkaq, ushtria irakiane i përgënjeshtroi deklaratat e vëllait të gazetarit të bëra për BBC-ne se ai ishte keqtrajtuar dhe rrahur gjatë qëndrimit në burg, si dhe kishte thyer një krah, disa kocka dhe kishte gjakrrjedhje të brendshme.
Sipas një zëdhënësi të Këshillit të Lartë Juridik të vendit, gazetari do të gjykohet për tentativë vrasjeje dhe mund të denohet me 15 vjet burg.