Bogdanoviç: Beogradi nuk lëshon pe nga marrëveshja me OKB-në për EULEX
Beograd - Beogradi nuk do të pranojë asnjë ndryshim nga marrëveshja që është arritur me OKB-ne lidhur me shtrirjen dhe funksionin e EULEX-it në Kosovë. Në një intervistë për të përditshmen serbe, Politika, Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç është shprehur se Beogradi "nuk do të pranojë interpretime të ndryshme të gjërave krejt të qarta, që janë marrë vesh me KB". Sipas tij, deklaratat e zëdhënësit të EULEX-it, Victor Reuter, i cili ditën e sistemimit të Misionit të BE ka thënë se plani prej 6 pikave rreth të cilit është marrë vesh Beogradi me KB, është çështje politike me të cilën do të merren autoritetet në Beograd, Prishtinë dhe shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier, janë pasojë e trysnisë që po e ushtrojnë shqiptarët mbi EULEX-in.
Ai ka shtuar se atë që është rënë dakord se BE do ta zbatojë EULEX-in, nën ombrellën e KB duke respektuar Rezolutën 1244 dhe neutralitetin ndaj statusit. "Ky është detyrim që është marrë nga KS dhe që është futur në kumtesën presidenciale",ka thënë ai.