E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demonstrata, Berisha “mbështet” Ina Ramën për ekspertët e huaj

 Berisha falënderoi ambasadën e SHBA-ve në vendin tonë, teksa e ka vlerësuar demonstratën e opozitës si më të rëndë që nga viti 1924.

“Dy ditë më parë, unë paraqita një kërkesë të tillë dhe e vlerësoj shumë mundësinë që ekspertë të shquar të kësaj fushë të kontribuojnë në zbardhjen e të gjithë të vërtetës në këto zhvillime dramatike. Gjithashtu e vlerësoj shumë këtë akt sepse në mënyrën më precize, jam i bindur se do të mund të saktësohet gjithçka lidhet me humbjen e tre jetëve, shkaqet, rrethanat, në të cilat këta protestues humbën jetën”, theksoi Berisha mbrëmë vonë.

Ai siguroi se kurrë një institucion i lirë nuk mund të rrëzohet. “Zoti Rama organizoi një puç, zoti Rama me njerëz të hurit dhe të litarit, të gurit dhe të drurit, të eksplozivave, u vërsul dhe rrethoi Kryeministrin. Zoti Rama do të përballet me pasojat  e aktit të tij. Natyrisht kur e them këtë e theksoj se kam qene dhe mbetem i vendosur për rrugën ligjore. Në rast se tenton edhe një herë i kam dhënë ultimatum të prerë se do të amnistohet çdokush tjetër përveç atij. Kjo nuk lëviz. Dua të jem i hapur me shqiptarët. Në një vend të lirë, një prokurori e pavarur vepron dhe jep zgjidhjen, po kur kjo nuk ndodh, për arsye të implikimeve direkte, atëherë ka gjithnjë rrugë të tjera për tu zgjidhur dhe rruga do të jetë kjo që kam paralajmëruar”, vijoi Berisha. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-01-26 09:01
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›