Zhbllokohet pas 19 seancash deshtimi gjyqi i Gerdecit
Pas 19 seancash te deshtuara duket se procesi gjyqesor per tragjedine e Gerdecit eshte zhbllokuar dhe ka hyre ne rrjedhen normale te tij. Gjykata e Tiranes zhvilloi seancen e radhes diten e djeshme kur per here te pare qe nga tetori i vitit te kaluar avokatet dhe te pandehurit ishin te pranishem. Trupi gjykues verifikoi pranine e te gjithe avokateve mbrojtes ndersa ne salle ishin te pranishem edhe Sokol Ngjeci dhe ish-shefi i tij ne MEICO Ylli Pinari dy nga te akuzuarit kryesore per tragjedine e Gerdecit. Pas konfirmimit te kushteve per zhvillimin e seances gjykata vazhdoi me paraqitjen e provave shkresore te Prokurorise.
Organi i akuzes paraqiti ne seance per disa ore provat shkresore te cilat kishin te benin me komunikimin qe ka pasur ndermarrja shteterore e armeve MEICO dhe kompania private e Mihal Delijorgjit Alba Demil. Kjo kompani punoi de fakto ne Gerdec ndonese fillimisht kontrata e vitit 2007 per cmontimin e fishekeve u nenshkrua mes ndermarrjes MEICO dhe kompanise amerikane Southern Ammounittion Co SAC. Pas perfundimit te kontrates se fishekeve ne dhjetor 2007 kompania amerikane lidhi nje kontrate te dyte me Ministrine e Mbrojtjes per demontimin e predhave. Dy dite pasi kishte marre te drejtat e kesaj kontrate kompania amerikane ia kaloi privilegjet kompanise Albademil si nenkontraktore. Ne momentin e shperthimit qe vrau 26 persona ne Gerdec fabrika e demontimit te municioneve ishte duke zbatuar pikerisht kontraten e dyte ate te demontimit te predhave.
Zvarritjet e procesit
Ne tetor 2010 avokatet e kater te arrestuarve per tragjedine e Gerdecit iu drejtuan gjykates me nje kerkese per interpretim. Ata pretenduan se afatet e mbajtjes ne qeli per klientet e tyre te arrestuar Mihal Delijorgji Ylli Pinari Dritan Minxolli dhe Sokol Ngjeci kishin kaluar. Gjykata e hodhi poshte kerkesen nderkohe qe nga ky moment filluan ecejaket e procesit. Avokatet te cilet pretendonin nisjen e llogaritjes se paraburgimit qe ne 13 mars 2009 kur Prokuroria e Pergjithshme dorezoi dosjen ne Gjykaten e Larte braktisen per disa seanca procesin ne menyre demonstrative. Nga ana tjeter Gjykata e Tiranes deklaroi se numeronte paraburgimin e te arrestuarve qe nga qershori 2009 kur dosja penale u transferua ne Shkallen e Pare nga Gjykata e Larte e cila hoqi dore pas pushimit te ceshtjes ndaj Fatmir Mediut. Nga momenti i rrezimit te kerkeses se avokateve ne Gjykaten e Shkalles se Pare procesi hyri ne nje seri zvarritjesh e shtyrjesh te njepasnjeshme per shkak te avokateve. Se fundi deshtimi i 19 seancave radhazi terhoqi vemendjen e Keshillit te Larte te Drejtesise dhe Ministrise se Drejtesise.