Bode: Rritja ekonomike, ambicioze
Ekonomia shqiptare gjate vitit 2010 ka shenuar nje performance pozitive madje duke lene pas vendet e Ballkanit. Kjo konfirmohet nga rezultatet me te fundit te rritjes ekonomike ne vend ku per 3 mujorin e trete dhe te katert ka qene 4,6 dhe 4,1 per qind. Per me teper, ekzistojne burimet financiare qe mundesojne rritje ekonomike 5.5 % per vitin 2011.
Keto pohime jane bere nga ministri i Financave, Ridvan Bode. Ai doli dje para mediave per te publikuar rezultatet e vitit 2010 ne fushen e ekonomise dhe financave te vendit. Nisur nga zhvillimet ne ekonomine reale Bode tha se viti 2010 ka demonstruar nga nje rritje ekonomike e cila eshte karakterizuar nga dy tendenca: Se pari nga nje rritje pozitive e larte; dhe se dyti qe eshte dhe me e rendesishme nga nje rritje e qendrueshme dhe me permiresim nga tremujori ne tremujor. Ministri ilustroi se ne tremujorin e pare te vitit 2010 rritja ekonomike ishte 2.5 % mbi baze vjetore; ne tremujorin e dyte 3.3 %; ne tremujorin e trete 4.9 % duke shenuar si 9 mujor nje rritje ekonomike prej 3.6 % te PBB-se dhe duke mbetur ne kete menyre ekonomia me rritjen me te larte ne rajonin tone. "Zhvillimet edhe ne tremujorin e katert garantojne objektivin e shpallur nga qeveria dhe qe e kemi deklaruar per nje rritje ekonomike te pakten 4.1 % ne krahasim me vitin 2009", njoftoi Bode. Ai argumentoi se kete rritje e kane mbeshtetur ne radhe te pare eksportet, ne te cilat ekonomia shqiptare ka demonstruar nje fuqi ne raport me vendet e tjera te rajonit. Sipas Bodes, si 9 mujor eksportet ishin 59 % me te larta se nje vit me pare, nderkohe qe si 6 mujor ishin 73 % me te larta. Pra mbetemi ekonomia me trendin me te mire te eksporteve. Kurse importet sipas Bodes, kane pasur rritje me te moderuar rreth 19 % ne krahasim me nje vit me pare dhe kjo ben qe bilanci tregtar te jete me i permiresuar. Pra perballe rritjes se eksporteve dhe nje rritje shume te moderuar te importeve, bilanci tregtar i ekonomise se vendit ka pasur nje permiresim pozitiv ne raport me PBB-ne.
Sipas ministrit deficiti buxhetor gjate vitit te kaluar eshte pergjysmuar, po ashtu edhe borxhi publik eshte reduktuar edhe pse investimet kane qene me te larta. Bode paralajmeroi se gjate 2011-es, investimet publike do te jene afro 20 per qind me te larta, nderkohe qe sipas Bodes eshte parashikuar nje rritje e konsiderueshme rrogash dhe pensionesh ne fillim te gjashtemujorit te dyte te ketij viti.
Por Bode evidentoi se buxheti i pushtetit vendor ka patur nje performance me negative, me nje realizim prej 77 % te programit ose 2 % me pak se viti 2009. Kjo evidenton edhe shqetesimin qe kemi ngritur si administrate qendrore per nje performance jo rte mjaftueshme nga buxhetet vendore ne nxjerrjen e taksave dhe administrimin e tyre.
"Objektivat per vitin 2011"
A do te dilni serish ne tregun financiar gjate vitit 2011?
Programi yne financiar, programi yne fiskal nuk ka te projektuar nje dalje te re ne tregjet financiare globale dhe kjo lidhet me faktin qe ne tashme kemi kontraktuar nje sere kredish zhvillimore, koncensionale me institucionet financiare nderkombetare dhe do te mundesojme qe investimet publike qe ka nevoje vendi t'i plotesojme permes pikerisht kredive te kesaj natyre, kredi afatgjata mesatarisht 20 vjecare, me norma teper te uleta interesi dhe qe kane nje periudhe 4-5 vjecare te mospagimit as te interesave dhe as te principalit te kredive, qe perben nje instrument shume te privilegjuar per te financuar ekonomine shqiptare
Sa eshte parashikuar rritja ekonomike per vitin 2011 ?
Per vitin 2011 ne kemi programuar nje rritje prej 5.5 % te PBB-se dhe ne programimin qe kemi bere kemi besim ne ekzistencen e te gjitha mundesive financiare dhe kapitaleve qe disponon ekonomia shqiptare. Pra burimet e financimit te nje rritje prej 5.5 % ekzistojne, jane teresisht te mundshme. Edhe kur programuam vitin e kaluar rritjen prej 4.1 % te ekonomise shume vete ishin skeptike a do ishte 1 %, 2 % apo 0 % rritja ekonomike e vendit. Ne kemi patur besim sepse llogarisim pikerisht burimet e financimit te rritjes dhe keto burime ekzistojne. Duhen disa kushte te tjera per te realizuar keto burime dhe ne ne fakt ne vitin 2010 mundesuam materializimin e te gjitha burimeve te financimit te nje rritje prej 4.1 % dhe jam i bindur qe rritja do te jete te pakten 4.1 % me ate trend qe ka shfaqur ekonomia pergjate vitit 2010 dhe tremujorit te fundit. Edhe ne vitin 2011 do jete teresisht i mundur realizimi i objektivit.
Si e shpjegoni mosrealizimin e te ardhurave prej 8 miliard lekesh te TVSH ?
Tatimi nga TVSH -ja nuk eshte realizuar ne krahasim me planin me rreth 8 miliard leke. Por kemi rritje me 3.6 % ne krahasim me nje vit me pare ose 3-4 miliard leke te kesaj takse. Nderkohe ju thashe se kemi rimbursuar 10 miliard leke. Nese do te rimbursonim 2. 5 miliard leke, sa ishin vitin e kaluar do te kishim nje rritje prej 10 - 11 % te te ardhurave nga kjo takse. Pra ne raport me TVSH -ne ka patur nje qendrim te ri, nje politike e kthyer tashme edhe ne ligj qe ne menyre automatike te gjitha pretendimet e bizneseve qe nuk mund te kundershtohen me fakte nga administrata tatimore te rimbursohen automatikisht dhe nese nuk rimbursohen shnderrohen automatikisht ne pagese te taksave te tjera. Kjo ka bere qe niveli i rimbursimeve per vitin 2010 te jete ne nivele kaq te larta, 10 miliard leke ose 10 % e TVSH-se.
A ka ndikuar mungesa e kasave ne kete mosrealizim?
Vendosja e kasave fiskale do te ndikoje ne rritjen e te ardhurave dhe sigurisht qe perben nje mase shume pozitive jo vetem per te rritur te ardhurat por edhe per te forcuar konkurrencen e drejte te bizneseve ne treg. Ritmi i vendosjes se pajisjeve fiskale ka arritur tashme ne 30 mije biznese, numri i atyre qe duhet te vendosin kasa eshte me i larte. Sigurisht qe jane bizneset e vogla qe nga data 1 janar duhet te kene vendosur kasat. Administrata tatimore do te vijoje te zbatoje ligjin ne zbatimin e kesaj mase aq te domosdoshme per konkurrencen ne treg ne radhe te pare dhe jo aq shume per te ardhurat pasi dihet qe biznesi i vogel jep deri ne 4 % te te ardhurave
A ka nje projekt perfundimtar per nderhyrjet e paralajmeruara ne taksat per sistemin bankar dhe telefonine celulare dhe sa do te jete efekti?
Kur ta prezantojme do t'i themi edhe efektet dhe menyrat e nderhyrjes. Ne jemi duke studiuar me kujdes ate qe ka ndodhur ne vende te tjera dhe qe kane synuar jo thjesht rritjen e te ardhurave te buxhetit, por do te jene masa qe do te synojne nje nderhyrje per te rregulluar cmime apo tarifa qe vendosen ne menyre jo fort transparente apo qe vendosen qofte edhe nga autoritete shteterore. Ka eksperienca te vendeve te tjera dhe nuk do te bejme asnje mase apo takse qe mund te jete shpikje e jona, apo qe te kete tendence te personalizuar ndaj nje biznesi te caktuar.
A po devijoni nga taksa e sheshte dhe a keni planifikuar nderhyrje te tjera ne taksa pergjate vitit ne vijim?
Aspak. Sigurisht qe nuk jane tabu taksat dhe rishikimi i sistemit fiskal duhet te kete dinamiken qe ka ekonomia per te adresuar dhe per te zgjidhur problemet. Jo per te rritur taksat por per te zgjidhur problemet qe lindin ne segmente te caktuara te ekonomise dhe per te tilla gjera mund te nderhyjme, por nuk kemi ndonje programim te vecante me perjashtim te asaj qe eshte njoftuar tashme, akcizat. Kjo synon ndryshimin e administrimit te saj ne perputhje teresisht me standardet europiane, per ta kaluar tek administrata doganore teresisht si takse sipas eksperiences se vendeve te tjera. Ndersa do kete dhe rregullime te vogla qe nuk kane te bejne me rritje te barres fiskale, perkundrazi ka kerkesa per te pare taksen doganore per veshjet per shkak te hapjes, liberalizimit te vizave, njerezit shkojne me lehte ne Europe dhe vishen jashte. Ne do te perpiqemi qe barriera fiskale te mos jete elementi i perzgjedhjes qe bejne qytetaret per te blere diku pa takse dhe per ta sjelle ne Shqiperi. Pra jane rregullime te domosdoshme qe ka nevoje ekonomia dhe segmente te caktuara te tregut.