HRW: Të paktën 297 persona kanë vdekur gjatë protestave

Të paktën 297 persona janë vrarë gjatë manifestimeve të dhunshme që prej 25 janarit në Egjipt, njoftoi organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Human Rights Watch, por mendohet se bilanci real mund të jetë shumë më i lartë.
OJQ-ja me bazë në SHBA ka mundur të konfirmojë 232 të vdekur në Kajro, 52 në Aleksandri dhe 13 në Suez', theksoi studiuesja Heba Morayef në faqen e internetit HRW.
Pjesa më e madhe e viktimave kanë humbur jetën më 28 dhe 29 janar si pasojë e plumbave gjatë përplasjeve mes polisicë dhe manifestuesve', shtoi ajo.
"Një pjesë e konsiderueshme e të vdekurve ka ardhur si rezultat i plumbave plastik dhe bombave me gazlotsjellës të hedhura kundër turmës', thekoi ajo.
Sipas HRW-së, spitalet kanë marrë urdhër të ulin numrin e të vdekurve.
"Numri real i të vdekurve mendohet të jetë shumë më i lartë se 297 sepse të dhënat tona janë të bazuara vetëm nga spitalet kryesore të tre qyteteve. Ne kemi përfshirë numrin e të vdekurve që kemi mundur të konfirmojmë vetë', shtoi ajo.
Komisionerja e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, Navi Pillay përmendi më 1 shkurt 300 të vdekur që prej fillimit të valës së dhunshme të kontestimeve në Egjipt duke shtuar se bëhej fjalë për informacione të pakonfirmuara.