Skandal në Universitetin e Mançesterit, studentëve u jepen teza e zgjidhur

Universiteti i Mançesterit është përfshirë nga hija e një skandali të turpshëm në historinë e tij.
Profesorët e Universitetit gjatë një provimi u kanë dhënë studentëve teza me zgjidhjet e pyetjeve të shtypura në pjesën e prapme.
Ngjarja është shënuar gjatë një provimi të Gjeologjisë dhe u vu re nga një prej 50 studentëve të cilët po i nënshtroheshin testit.
Studenti që ka parë skenën ka kërkuar pezullimin e provimit.
Aktualisht është hapur një hetim për të kuptuar sesi ka ndodhur ky gabim skandaloz.