E Shtunë, 31 Tetor 2026

HUMOR NGA OKB/ Eh, sa e kishte pritur këtë foto. Obama ia rrënoi ëndrrën!

Shumë të rinj preferojnë të bëjnë një gjë të tillë kur dalin në foto në grup. Quhet bombardimi i fotos dhe synon që ti prishësh dikujt imazhin. Kështu ka ndodhur edhe në një aktivitet në Kombet e Bashkuara, të quajtur Partneriteti për Qeveri të Hapur, ku presidenti amerikan Obama, i ka vjedhur dikujt ëndrrën për të dalë në foto në krah të presidentit amerikan. Dhe kur dihet që në këto takime në OKB, liderët e Botës së Tretë, si kryeministri ynë, bëjnë të pamundurën të shkëpusin një moment të tillë.

Ndërkohë, takimi i radhës i Asamblesë së Përgjithshme të OKB, është një mundësi e mirë për mediat perëndimore për të bërë humor me liderët e Botës së Tretë dhe shpenzimet e tyre. Kështu, presidenti i Ruandës po qëndron në një suitë ku një natë kushton 16 mijë dollarë. Disa paguajnë 300 dollarë për të shtrënguar dorën me Arnold Shvarceneger. Të tjerë liderë shkojnë në restorant ku një copë e vogël buke kushton 20 dollarë. Emiri i Katarit shpenzoi një shifër më gjashtë zero për rroba të reja. Kurse presidentja e Argjentinës bleu 20 palë këpucë Louboutins nga 5.500 dollarë pala- 110 mijë në total.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›