E Diel, 1 Nëntor 2026

Projektligji për mbetjet, debate PS-PD në Kuvend

Seanca e sotme plenare është shoqëruar me debate mes deputetëve të mazhorancës dhe të opozitës për projektligjin për menaxhimin e mbetjeve urbane.
 

Opozita, e ka kundërshtuar ashpër projektligjin duke e cilësuar atë si të dështuar pasi nuk do të mundësojë zgjidhjen e problemeve me mjedisin.
 

Në fjalën e tij deputeti i PS-së, Besnik Bare ka kritikuar projekligjin për menaxhimin e mbetjeve të ngurta në vend, duke shtuar se ai nuk shoqërohet me faturën financiare.

“Kreu i parlamentit nuk u ofron ligjvënësve të marrin asistencën e ekspertëve në fusha të caktuara. Në Kuvend, miratohen ligje me probleme, pasi vërejtjet tona ju duken thjesht politike. Ky ligj duhet të kthehet për shumë arsye, me këtë ne gënjejmë veten dhe shqiptarët, Brukselin dhe partnerët tanë ndërkombëtarë”- tha Bare. Sipas tij, plehrat do të vijojnë të digjen sheshit, që do të gjenerojnë sëmundje të shumta kancerogjene.
 

Ndësa maxhoranca deklaron se projektligji është në përputhje me standardet e kërkuara dhe do të sjellë përmirësim të situatës në menaxhimin e mbetjeve.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›