Jam i pafajshëm, nuk e vrava unë djalin tuaj. Fjalët e fundit të Dejvis përpara ekzekutimit
Troi Dejvis mbrojti pafajësinë e tij deri në fund, ndërsa iu drejtua familjes së policit të vrarë, Mark MekFeil duke thënë: Jam i pafajshëm, nuk e vrava unë djalin tuaj.
I lidhur e në pritje të injeksionit fatal, ai ktheu kokën dhe pa nga familja e policit të vdekur, duke ripërsëritur se nuk ishte ai fajtori.
Dua tu drejtohem familjes së MekFeil. Dua tju bëj me dije se nuk jam unë ai që personalisht vrau birin, babain, vëllain tuaj. Jam i pafajshëm.
Pak hapa më tutje, pas një dritare xhami, djali dhe vëllai i MekFail shikonin në heshtje.
Dejvis, që refuzoi darkën e fundit, shtoi: Incidenti që ndodhi atë natë nuk ishte për fajin tim. Nuk kisha një armë. Ajo çfarë dua tu kërkoj është që të gjurmoni thellë që të zbuloni më në fund të vërtetën.
Më pas ai i kërkoi familjes së tij që të vazhdojnë betejën për pafajësinë e tij.
Për të gjithë ata që po më marrin jetën, Zoti pastë mëshirë për shpirtrat e tyre. Dhe Zoti i bekoftë ata.
Avokati i Dejvis tha se ky ekzekutim ishte një linçim i legalizuar. Ai tha se ishte më keq se një skenar filmi.
Kurse e ëma e policit të vrarë deklaroi se drejtësia më në fund shkoi në vend.
Më shumë se 500 përkrahës të Dejvis ishin mbledhur përpara burgut, në pritje të ekzekutimit. Kur Dejvis u deklarua i vdekur, ata shpërthyen në lot. Ata janë pjesë e qindra mijëra njerëzve që kanë mbështetur Dejvis në kauzën e tij. Ndër përkrahësit e tij janë edhe ish- presidenti Xhimi Karter, Papa Benedikti XVI, ish drejtori i FBI, ylli i muzikës hip hop, P.Diddy, etj. Protesta nuk pati vetëm në SHBA, por edhe në Paris.
Vetëm pak përpara ekzekutimit, Gjykata Supreme nuk pranoi që ta ndalonte atë. Disa herë ishin munduar avokatët e Dejvis të pezullonin ekzekutimin e vendimit, por pa sukses.
Polici MekFail u vra në vitin 1989 ndërsa përpiqej të ndihmonte një të pastrehë që po sulmohej në një parkim.
Prokurorët thanë se Dejvis po e godiste personin me një armë, duke i kërkuar një birrë.
Nuk u gjet asnjë armë dhe asnjë provë ADN-je që të lidhte Dejvisin me vrasjen. Avokatët thanë se provat balistike janë manipuluar. Po ashtu ata pretendojnë se dëshmitë janë ndryshuar.

Dhoma ku u ekzekutua Dejvis

Troi Dejvis