HYJNIZIMI I PAMEND DHE SHKATERRUES I AUTORITETIT
Është shqetësuese marrëdhënia e shqiptarëve me gjithçka që e konsiderojmë si simbol të fuqisë dhe autoritetit. Në raport me autoritetin institucional (SHBA, NATO, BE etj.), shpesh nuk i mëshojmë një marrëdhënieje respekti dhe barazie për nga dinjiteti. Kjo lloj marrëdhënieje merr kohë, do punë dhe impenjim të sinqertë e serioz nga institucionet dhe nga populli. Kërkojmë një zgjidhje më të shpejtë e të padinjitet: rëndësi ka të japë ato që duken si fryte sot për sot. Si fëmija i përrallës që shtiret si më i sëmurë apo i paaftë se të tjerët, që të marrë nga prindi i kamur më shumë ngrohtësi e mbështetje se vëllezërit, ne përpiqemi të kemi një pozitë të veçantë të mbajturi me hatër në raport me autoritetin, pozitë përfituese (dhe e keqja është se autoriteti nuk është as prindi ynë). Në raport me autoritetin në formën e një personi ose partie politike, jemi ose ekstremisht pro, pa e ditur as vetë pse (kemi shqisë të fortë historike dhe ajo na drejton vazhdimisht, pa qenë nevoja e arsyetimit të pavarur e deliberues), ose ekstremisht kundër deri në urrejtje të amëshueme.
Qasja "bardhë e zi" ndaj simbolit
Kur ne si grup apo individë i qasemi një simboli (individ, parti, popull etj.), e kemi zakon ta shohim ose si flori, ose si fekale në politikën e jashtme dhe të brendshme. Me nder jush për llafin: Serbët dhe grekët? Baltë e shkuar baltës, pa dallim grupi apo individi. Skënderbeu? Larg duart e historisë prej tij. Na duhet veç mitologjia! Bush? Hiqini kapelën e larg qoftë të thoni ndonjë gjysmë kritike, se ndryshe jeni tradhtarë të kombit! S‘ka të mesme mes nesh. E njëjta gjë me politikanët tanë. Në dhjetor më bëri përshtypje një anketë votimi publik. Në të, Berisha dhe Rama kryesonin duke mbartur secili mbi vete "adhurimin" e gjysmës së votuesve. Një tufë me politikanë e njerëz të njohur nën të, ndanin thërrime me rreth 1%. Ajo që më shqetësoi atëherë dhe më shqetëson ende është, e para, se shumica e këtyre 50% dashamirësish nuk e kanë haberin sa të adhurueshme janë vërtet idetë e prijësit të zgjedhur (si mund të jetojmë pa adhuruar një prijës!) dhe as sa në dobi të tyre janë. E dyta, po të pyetej kjo gjysmë se ç‘mendonin për të adhuruarin e kampit kundërshtar, do përgjigjeshin kategorikisht negativisht, pa u menduar për të vërtetën. Pak a shumë si dikur tifozët e çmendur të Tiranës dhe Partizanit, që e urrenin skuadrën kundërshtare edhe më shumë se donin të vetën. Po kështu, ndahemi në dy grupe ekstreme edhe ndaj gjithë politikanëve të tjerë apo figurave simbolike që i shohim të lidhur me njërin ose tjetrin prej dy prijësve kundërshtarë. Lulzim Basha, për shembull, është për gjysmën e popullsisë mishërimi i sotëm i Uriah Hipit, hajdut, intrigant e sahanlëpirës, i paaftë e hipokrit; për gjysmën tjetër hero i politikës së jashtme shqiptare, patriot që çon përpara rrugën historike drejt Kosovës, i zgjuar e i përgatitur më mirë se çdo politikan tjetër. Gjenden rrallë në Shqipëri grupe që të konsiderojnë mundësinë e përzierjes së këtyre tipareve, që në fakt do ishte shumë më pranë së vërtetës në të gjitha rastet kur nuk flitet për karaktere romantike.
Kritika dhe vështrimi e hijedritave në anën tënde, që e bëjnë një njësi jo krejt absolute, por të përzierë në të mirat dhe të këqijat e veta, shihet nga ne shqiptarët si dobësi ose si tradhti. Më kujtohet periudha e daljes së gazetës "Koha Ditore" në Kosovë. Gazetarët e KD-së u sulmuan si tradhtarë të kombit nga gazeta "Bota Sot", sepse ata jo vetëm linin hapësirë kritike ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Rugovës, por edhe sepse i jepnin një mundësi dialogut me serbët dhe idesë që jo domosdo të gjithë serbët janë armiq të çartur të shqiptarëve. Për sa i përket figurës së Skënderbeut, unë qëllon që jam në krahun e atyre që besojnë se Skënderbeu si figurë historike e shëmbëlltyrë simbolike u duhet shqiptarëve. Por a është kjo arsye t‘u mbyllet goja brutalisht e të hidhen poshtë si tradhtarë e injorantë ata që duan ta hulumtojnë më tej figurën dhe historicitetin e fakteve lidhur me Skënderbeun, qoftë edhe me një hipotezë të kundërt me tonën? Miti dhe historia bashkëjetojnë papushim dhe në forma që shpesh e kundërshtojnë njëra-tjetrën. Është antidemokratike të heshtësh tjetrin, sepse do të diskutojë, qoftë edhe një të pavërtetë. Dhe askush s‘ka të drejtë të vendosë heshtjen, as autoritete të kulturës shqiptare, sado të rëndësishëm qofshin, e sidomos jo politikanët. Po kështu edhe përpjekja për të heshtur ata që bëjnë pyetje për shpenzimet apo hiletë dhe vjedhjet e rrugës Durrës-Kukës, ose për pasojat negative që mund të ketë hyrja në NATO, është e paarsyeshme, e padrejtë dhe reaksionare. A politizohen dialogë të tillë? Padyshim, dhe kjo është e paevitueshme. Ndaj ekziston shtypi i lirë, që nëpërmjet trajtimeve dhe investigimeve të ndryshme, publiku të përftojë një finale të mundshme të dekonstruktuar të gjithçkaje që u politizua. E vetmja mënyrë civile për të fituar një dialog ku ti pretendon të jesh në krahun e së drejtës, është duke marrë pjesë hapur dhe duke respektuar rregullat e dialogut civil. Mbetet e vërtetë kjo edhe për Shqipërinë, sido që shpesh ne na pëlqen të themi se këto lloj teorish nuk pijnë ujë në Shqipëri dhe janë veç për Perëndimin. Është njëlloj bota e njerëzve, vret e jep jetë njëlloj mënyra sesi ndërtohet kultura e një shoqërie.
Por kjo lidhje e gabuar, mekanike dhe skllavëruese, me autoritetin dhe me udhëheqësin, nuk është problematike veç si jodinjitoze, e padrejtë, e paarsyeshme, pra edhe jonjerëzore. Kjo qasje ndaj "të fortit që na mbron e na prin", ka pasoja praktike tejet negative për të gjithë shqiptarët. Ajo na lë pa mbrojtje ndaj çdo rrufeje që mund të na hedhin të mëdhenjtë nga lart, të adhuruarit apo të urryerit, na lë pa asnjë mundësi që të kujdesemi për fatin tonë, madje edhe të kuptojmë ç‘po ndodh. Jo vetëm që ne vrasim aftësinë dhe të drejtën tonë për të kontrolluar autoritetin, që teorikisht është autoritet vetëm sepse duam ne, por jemi të papërgjegjshëm ndaj vetes si edhe ndaj së ardhmes. Fatin tonë ne ia besojmë pa arsye e mendim kritik tjetërkujt, pa e kuptuar që kjo është recetë e përsosur për të mos e ngritur kokën kurrë.
Lidhja me Amerikën
Lidhja jonë me Amerikën është shembull i një marrëdhënieje të zgjuar dhe padyshim fitimprurëse për momentin. Por pozicionimi ynë ndaj saj, si dhe ndaj çdo force autoritare, është problematik. Mënyra e qasjes sonë është po aq primitive sa mentaliteti i diskutuar më sipër. Pasi bindëm veten se sa të veçantë jemi ne për Amerikën, i sugjestionojmë subliminalisht edhe Amerikës të njëjtën gjë (e pse jo, energji pozitive sjell, dhe ca ushtarë më shumë, apo jo?)... derisa kjo të mos i prishë ndonjë punë të rëndësishme për planet e veta. Por, sipas traditës së të qenit pa zë, pa arsyetim, dhe të përfaqësimit mekanik e autoritar nga i pari i familjes, fisit, apo fshatit, ne nuk u lidhemi vlerave të Amerikës apo zgjidhjeve që ajo ndjek në organizimin e jetës në hapësirën e vet. Në raport me Amerikën duam hise e favor nga i pari i tufës, pa pyetur fare se çfarë vlerash sjell me vete ai si individ e si figurë politike, e sa i ndajmë me të ato vlera apo sa na interesojnë. Iu turrëm me dashuri Bushit në ditën e tij të hallit. Ne e bindëm që e adhuronim, dhe ndoshta një numër i madh mes nesh vërtet i ndihen borxhlinj sot e kësaj dite. Kur para pak muajsh shkrova diçka kritike për Bushin, ndërsa ishte ende në fuqi, ndjeva se sa keq kisha prekur në kallon e disa shqiptarëve. Më thoshin ta lija Bushin rehat e të merresha me veten time, dhe një grua shkruese kritike ishte aq e pezmatuar dhe pafrymë nga urrejtja ndaj meje, sa vetëm më thoshte tri herë rresht se isha "këllirë". E gjitha kjo veç se thosha se Bush është Presidenti më i papërgjegjshëm, i paaftë dhe i pazgjuar amerikan i kohëve moderne dhe diskutoja arsyet për këtë.
Nga ana tjetër, vështroni Kuvendin e parlamentarëve dhe sherret e atjeshme, fytyrat e thjeshtëzuara që i hakërrehen njëri-tjetrit si në epokën e gurit, gishtin ndëshkues prej kryeplaku të Kryeministrit që ua tund para syve deleve të zeza e burrave mosmirënjohës e cipëplasur nën të, fyerjet, mediokritetin dhe injorancën që noton nëpër fjalime që s‘do t‘i dëgjojë kush, por që prapë emetojnë e përforcohen... I njëjti tipar u shfaq edhe në një nivel që e mendoja më shpresëdhënës, por që nuk doli ashtu: atë të politikanëve të rinj thirrur pak javë më parë në një diskutim. Ata nuk diskutuan me njëri-tjetrin, por u pështynë, kafshuan dhe u përbaltën deri në atë pikë sa s‘kish më fitimtarë e të humbur, por vetëm llum e falsitet intelektual e politik, primitivitet turrjeje emocionale ndaj njëri-tjetrit për t‘i ulur vlerat dhe për ta asgjësuar, e jo qasje për t‘i kritikuar idetë apo për të ndërtuar diçka në të mirën tonë dhe të vendit. Adhurimi politik nga njëra anë dhe dufi dhe urrejtja e skajshme politike janë sjellje alla shqiptarçe, që veç na lenë mbrapa.
Shpërdorimi dhe rishikimi kritik i "vlerave kombëtare"
Dhe kemi zhvilluar edhe mekanizma justifikues për sjelljen tonë të paarsyeshme: kemi tipare e parime kombëtare që nuk na lejojnë të veprojmë ndryshe. "Tipare kombëtare" nga lista që na e bëjnë të tjerët dhe që ndërtohet në fakt pa ne, por për ne. Bindja e verbër (pa analizë ndaj autoritetit), borxhi/mirënjohja e shtirur (pa kushte dhe e ekzagjeruar ndaj tij), besa me hir a pahir (jo e politikanit ndaj popullit, por e tij ndaj superiorit, e individit ndaj politikanit apo partisë së cilës i ka dhënë zemrën), nderi kokëkrisur mashkullor (i paarsyetuar, i pakthyeshëm edhe kur situata tregon qartazi se ishte gabim), janë koncepte që ne na pëlqen t‘i mbajmë si medaljone të identitetit tonë të shqyer e të ngatërruar nëpër shekuj, por që rrallë ose kurrë nuk i analizojmë. Dhe përderisa një tjetër "tipar kombëtar" kemi turpin maçist të të kthyerit të mendjes dhe pranimin se ishim gabim (ky bën pjesë te koncepti primitiv i "nderit"), kur zhytemi keq në llucë, i futemi llucës tej e tej mëngëpërveshur, se rruga e kundërt, pra dalja nga lluca është turp e kob. Duhet t‘i kuptojmë këto të ashtuquajtura vlera kombëtare e të vendosim me kokën tonë nëse kanë vlerë vërtet, nëse na duhen, na ndihmojnë për ta çuar përpara grupin tonë shoqëror e kombëtar, apo janë aty sepse dikush (i caktuar apo vetëcaktuar që të mendojë për ne) mendon se pa to ne s‘kemi të kaluar, ndaj për hir të të pasurit të kaluar le të mos kemi të ardhme. Nuk hedh poshtë mundësinë tjetër që ne t‘i afrohemi së ardhmes duke mos flakur asgjë të shkuar, përfshirë edhe çfarë na e kanë damkosur mbi trup së jashtmi, por, pa vetanalizë e pa një "moment meditues kritik" individual e kombëtar për mënyrën se si sillemi, për si duam ta organizojmë jetën tonë e çfarë duam t‘u lemë brezave që vijnë, këto lloj mballomash me ngjyrim historik të identitetit kthehen në pengesë për të përparuar dhe na bëhen gurë të rëndë lidhur qafe që na tërheqin në thellësitë e territ në vend që të na lëshojnë energjikisht drejt lirisë.
Zgjuarsia dhe verbëria popullore
Personalisht besoj dhe i përulem zgjuarsisë popullore të çfarëdo populli, kuptohet edhe popullit tim. Po atëherë si është e mundur që i falemi dritës hyjnore të Bushit, në të njëjtën mënyrë e duke përdorur të njëjtat mekanizma si edhe kur i bëjmë temena Berishës apo politikanëve të tjerë qesharakë, primitivë e të papërgatitur që kemi? Padyshim që e pranoj aftësinë e prijësit, por kam frikë se ne ndjekim prijësin si të magjepsur ndaj autoritetit të papyetshëm, apo si dele, jo si qenie me mend në kokë e sy hapur. Gjithashtu, duke i thurur vetë kurorën e fetishit e duke ia vënë në kokë bash vetë, i japim kartë të bardhë autoritetit pa skrupull të bëjë atë që i do qejfi me ne apo me lirinë tonë. Kjo është psikologjia e popujve që kanë kaluar pjesën më të madhe të jetës së vet të pushtuar ose nën regjime totalitare, psikologji si e parisë, si e njerëzve të thjeshtë: ne nuk respektojmë e kritikojmë, por bëjmë temena; ne nuk duam të ndërtojmë, por të na e ndërtojnë; ne nuk duam dinjitet, por lëmoshë pafund, hatërllëk, trajtim të veçantë; krerët tanë janë të butë e të dashur me eprorin autoritar, por të egër, arrogantë e brutalë me fukarain popull. Keqtrajtojmë, e s‘na vjen keq të na keqtrajtojnë. Kështu ishim me Enverin, kështu jemi me Berishën dhe Ramën, me NATO-n dhe BE-në.
Fatkeqësisht, kjo nuk është sjellja e një populli dinjitoz që përdor kokën e vet, dhe as zgjuarsinë e vet të natyrshme: kjo është mënyra sesi reagon një popull i manipuluar keqazi, të cilit i kanë shtënë trutë e gomarit. Po drejtësia popullore thonë vonon, por vjen dikur. Dhe unë besoj në atë ditë me durim.
Të menduarit kritik e me kokën tonë, e secilit prej nesh, është jetik në kohën që jetojmë. Po ashtu është edhe të pyeturit dhe hetimi i gjithkujt dhe gjithçkaje. Hyjnizimi i personave, ideve apo institucioneve është një strategji vetëvrasëse për agjencinë njerëzore dhe i jep imunitet absolut krimit dhe korrupsionit politik e gjithfarësh. Në zgjedhjet e qershorit njerëzit kanë një mundësi për ta hedhur votën pasi të jenë menduar dhe jo përpara, pasi dhe jo para se t‘i kenë analizuar politikanët për sa e çfarë bëjnë për njerëzit, dhe jo për çfarë thonë se bëjnë ose do bëjnë për ta...