Ha pak, jeto shumë
Reduktimi i kalorive çon menjëherë në reduktimin e sasisë së ushqimeve në organizëm. Të paktën një gjë e tillë është menduar deri më tani. Së fundi, një studim shkencor, pretendon se ka provuar të kundërtën.
Është 6.30 e pasdites dhe deri më tani Elen ka ngrënë 150 gramë karkaleca deti, një këmbë pule, kockë e lëkurë, 50 ramë bizele të ziera dhe disa kokrra luleshtrydhe, manaferra dhe arra. Të mendosh që darka nuk është konsumuar ende dhe ajo përbëhet nga një gjoks pule dhe një pjatë me sallatë. Në tërësi ajo do të ketë tretur, gjatë gjithë ditës, 160 kalori, ndoshta 1000 më pak nga sa duhet të konsumojë në ditë një femër e përmasave dhe e moshës së saj. Elen është 51 vjeç dhe po përpiqet që të bjerë në peshë dhe kjo gjë është pashmangshmërisht rezultat i një regjimi të rreptë dietik, një regjim që ka nisur të aplikohet thuajse 20 vjet më parë. Ajo është një grua e mbushur dhe thotë se e ka fort për zemër ushqimin, madje shumë më tepër se dikur, në të ri, kur konsumonte sasi më të mëdha dhe nuk e njihte peshoren. Ka ca kohë që përditë ajo ndjek një dietë të rreptë, sepse kërkon që jo vetëm të jetë më dobët, por në radhë të parë të jetojë sa më gjatë. Pikërisht dieta, sipas saj, është çelësi i 20-30 viteve shtesë. "Një dietë kalorish të reduktuara ka dy qëllime: i pari është zgjatja e maksimumit jetik, ndërsa tjetra, sigurisht përmirësimi i shëndetit dhe pamjes së jashtme duke reduktuar kështu shanset për shtimin e sëmundjeve me kalimin viteve, të tilla si sëmundjet e zemrës, kanceri e kështu me radhë", thotë Elen. Ajo është një nga personat, numri i të cilëve po rritet vazhdimisht, që besojnë se pakësimi i përftimit të kalorive ditore përmirëson dhe zbukuron jetën ose thënë thjesht" sa më pak ushqim, aq më shumë jetëgjatësi. Reduktimi i kalorive dhe pasojat e tij kanë ngjallur interes te shkencëtarët që prej kohësh dhe ata e kanë studiuar shumë këtë masë. Një javë më parë shkencëtarët publikuan përfundimin e një studimi me shtrirje 20-vjeçare. Bëhet fjalë për shkencëtarët e Universitetit të Wiskonsinit që e kanë kryer studimin e tyre te 76 majmunë. Ata i ndanë majmunët në dy grupe: një grup që ushqehej me kalori të reduktuara dhe një tjetër grup që merrte sasinë normale të kalorive. Ky ishte eksperimenti më i famshëm i kryer te kafshët që provonte ndikimin që kanë te shëndeti i qeverive të gjalla pakësimi i kalorive ushqimore. Këtë eksperiment e bënë shkencëtarët që besonin në përmirësimin e shëndetit dhe shtimin e jetëgjatësisë së individëve që marrin më pak kalori gjatë ditës. Sipas këtij eksperimenti, kafshët që konsumonin më pak kalori kishin një tendencë më të ulët drejt plakjes. Eksperimentet sugjeruan se reduktimi i kalorive mund ta zgjasë jetën deri në masën 30%. Dieta të tilla kanë shkaktuar zgjatje të jetës edhe në kafshë të tjera, madje edhe tek insektet. Një fakt i tillë mund të jetë i vërtetë, por pa një provë të saktë të ndikimit te njerëzit nuk mund të ecet përpara. Të paktën deri më tani del në pah se reduktimi i kalorive mund të përmirësojë shëndetin, ndërkohë që ende nuk dihet për jetëgjatësinë. Po çfarë ndodh realisht në rastin e reduktimit të kalorive. Sipas shpjegimit që japin mjekët ka të bëjë me gjenet. Në rastet kur hamë, shumë gjenet bëjnë që trupi të magazinojë shumë yndyra dhe kjo në të gjitha rastet pa përjashtim, ndërkohë që në rastin e kalorive të pakta ndodh e kundërta. Sipas disa provave, ADN-ja është më eficiente në punë në rastet e reduktimit. Të paktën kjo është teoria. Megjithatë, kjo teori që të vërtetohet ka nevojë edhe për testime te njerëzit dhe për një kohë të gjatë.